• |
ide | kryesore

Çfarë thanë Blunt dhe Real për sherrin me Gjikon

Paparazzi, Slider



Të ftuar në ‘Xing me Ermalin’ ishin reperat e suksesshëm nga Kosova Blunt dhe Real 1. Për herë të parë pas sherrit virtual që patën me reperin e njohur Gjiko, ata reaguan duke bërë edhe një sqarim: “ Nuk flasim për detajet, por nuk ka asgjë për të thënë. Nuk na intereson askush ne jemi më të mirët dhe si miq do kemi edhe armiq”.

Gjithashtu ata treguan më shumë edhe për projektet e ardhshme dhe për krijimet e tyre më të fundit, të cilat po kryesojnë me klikime të shumta dhe komente tepër pozitive nga fansat e muzikës së tyre.

Ata do të jenë pjesë në koncerte brenda e jashtë kufijve pasi muzika e tyre preferohet shumë dhe dëgjohet. Sa më shumë suksese për ta!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *