• |
ide | kryesore

Inspektorët e OKB në Siri/ A vrau regjimi i Assad 75 civilë me armë kimike?

Planet



Ekipet e inspektorëve të Organizatës për Ndalimin e Përdorimit të Armëve Kimike nga OKB grumbulluan kampionet e para në Duma, si pjesë e hetimit për sulmin kimik të 7 Prillit. Ata u lejuan të hyjnë të premten në qytezën siriane që dy javë më parë u sulmua me armë kimike.

Organizata ndërkombëtare do t’i dërgojë kampionet për analiza në laboratorët e Holandës, për të faktuar ose jo përdorimin e lëndëve të rrezikshme si gazi sarinë apo klorinë, kundër popullsisë civile. Përdorimi i këtyre armëve është i ndaluar rreptësisht nga konventat ndërkombëtare.

Perëndimi akuzon regjimin e Bashar al-Asadit për sulmin e 7 Prillit ku humbën jetën 75 civilë. Ushtria e Asadit ishte duke luftuar me grupet e militantëve ekstremistë anti-qeveritare. Por Damasku hedh poshtë akuzat duke i konsideruar si justifikim për ndërhyrjen e mëvonshme ushtarake perëndimore, ku u goditën disa fabrika të armëve kimike në Siri.

Sulmi u krye nga SHBA, Franca dhe Britania e Madhe mëngjesin e 14 prillit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *