• |
ide | kryesore

Katër variantet/ Pse u rikthye Saimir Tahiri në lojë

Kryesore



Për 48 orë, nga enjtja paradite deri të premten në mbrëmje, në javën që lëmë pas, Saimir Tahiri pati një ndërhyrje të ethshme në media, gati një çlirim për 6 muajt që kishte heshtur që pas arrestimit të Orest Sotës.

Ish Ministri i Brendshëm i akuzuar për trafik droge e nisi me një prononcim për gazetarët në oborrin e parlamentit dhe pastaj parakaloi në 3 studio televizive të enjten në mbrëmje. Ndërhyri me telefon në studion e Opinion, pastaj në Studio e Hapur, pastaj me një telefonatë tjetër në “360 Gradë” dhe të premten u rikthye si i ftuar në “Zonë e lirë” me Arian Çanin.

Eshtë e lehtë të gjesh mes fjalëve të Tahirit mesazhe të koduara kërcënuese, gati shantazhuese që ai përcolli përmes ekraneve televizive.

Por arsyeja që e detyroi t’i përsërisë edhe njëherë kërcënimet, janë ende të paqarta. Shpjegimet se përse iu prish qetësia Saimir Tahirit pikërsisht në këtë moment janë të ndryshme, por e qartë është se Tahiri pati një rikthim të ethshëm në media dhe iu desh të dërgojë pa humbur kohë mesazhet e tij.

Varianti i parë: U rikthye se rrezikonte t’i digjej mandati i deputetit

Ky ishte preteksti publik që dha Saimir Tahiri për rikthimin e tij në parlament dhe në media. Ish ministri shpjegoi se deri tani kishte heshtur jo se ishte frikë, por sepse kishte respektuar hetimet.
Rikthimin thjesht për të mos djegur mandatin e deputetit, Tahiri e rrëzoi vetë me nxitimin për të dalë kudo në televizor, përmes intervistave për reporterët dhe në telefonata në studiot televizive.

“Kur të kem diçka për të thënë, do të flas” ishte përgjigjia e tij për gazetarët, që e pyetën nëse do të jetë po kaq aktiv në të ardhmen.

Varianti i dytë: U rikthye nga frika se do të bëhet kurban i negociatave

Maji do të jetë një muaj testimi për Edi Ramën, që këto ditë pritet të takohet me kancelaren Angela Merkel. Kryeministrit të Shqipërisë i kanë dërguar sinjale që nëse vërtet do hapjen e negociatave, duhet të heqë imunitetin për ish ministrin e brendshëm.

Presioni ndaj qeverisë është i madh dhe nuk mbetet shumë kohë për të dhënë prova. Vendimi i Këshillit Europian do të merret në qershor.

Në këtë situatë, Tahiri e ka parë të arsyeshme të rikthehet publikisht, për të përsëritur të njëjtat kërcënime si 6 muaj më parë.

Varianti i tretë: U rikthye për të treguar se nuk është pengesë për integrimin

Në kundërshtim me shpjegimin paraardhës, qëndron varianti se Tahiri shfrytëzoi momentin të kundërsulmojë të gjithë ata që e shohin si pengesë për integrimin. Pas marrjes së rekomandimin për hapjen e negociatave, Tahiri mund të jetë rikthyer në publik për të përforcuar idenë se kanabizimi, që ai e simbolizon si askush tjetër, nuk u bë pengesë për integrimin.

Një nga zhgënjimet e Partisë Demokratike për progres-raportin e fundit ishte se Saimir Tahiri përmendej vetëm në një fjali.

Varianti i katërt: U provokua nga përgjigjia e Ramës në konferencën me Mogherinin

Në konferencën për shtyp me Federika Mogherinin, kryeministri Edi Rama u pyet për Saimir Tahirin dhe ndryshe nga rastet e tjera, nuk e shmangu përgjigjen për gazetarët.

Përkundrazi, Rama i kërkoi prokurorisë të sjellë prova për Saimir Tahirin. “Vetëm një, jo dhjetë, vetëm një” u betua Edi Rama para Mogherinit në atë që ngjau një ftesë e hapur që Tahirit t’i hiqej imuniteti.

Kjo përgjigje e Ramës, që ishte gjithsesi e interpretueshme mund ta ketë provokuar Saimir Tahirin që është rikthyer në media për t’i kujtuar kryeministrit, se ai mbetet njësoj i bindur për të thënë të vërtetën e tij, ashtu si 6 muaj më parë.©Lapsi.al



12 Comments

  1. une them se varianti i 5 te eshte definitivē.
    psh.Saimir Tahiri nuk mund te gnykohet nga nje tribunal te nje shteti ne evrop e usa pa u gjykuar shefat e tij qe jane ne zinxhirin e ps-s.
    por dhe nuk akceptohet nga bruxeli e mogherini te denohet vetem nje antar klani narko eksporti.
    ne shqiperi i gjithe sistemi eshte ne akuzë.dhe ky sistem turko-arabik u projektua nga arkitektet e ps,dhe perfundon te inzhinieri i motorrit ilir meta e gramoz ruçi…

    1. Por ne rrugen e Tahirit duhet te shkoje me pare Sali Brrish krimineli! Likja,Basha dhe Rama! Niveli i ulet i lapsi.al eshte j njejte me nivelin e Salehut!

  2. Saimir Tahiri eshte sot gangrena e ketij pushteti qelbesirash! Ngado te rrotullohet ky pushtet, Tahiri i del para! Por me teper se per kete pushtet, Tahiri eshte nje gangrene per ciftin Guvernator te Shqiperise Lu-Vlautin! Eshte ky cift me i shqetesuar se Rama per kete problem sepse ne rast se Tahiri del ashtu si eshte realisht, nje vegel e mafies droges, atehere ketij ciftit Guvernator i del boja fare para shefave te tyre andej jashte si Guvernatore ne nje shtet me ministra mafioze! Per kete arsye, jane Lu-Vlautin me teper se Rama per ta mbyllur ceshtjen Tahiri, sepse kane qene e jane keta qe kane guvernuar ne Shqiperi packa se me Habilajt flinte ministri i Rames!

  3. paska pa prap fall ke filxhoni bushati sot
    apo ka shku ke fallxhoret gabele
    gjynof qi nuk kon dal 5 varjonte sa mo i besushem do i kishte dal

  4. Varianti 5 eshte qe asgje nuk do ndodhe me te dhe thirret ne parlament e ftohet te leshoje batuta , nje dite pas rekomandimit te shitur si sukses , qe media te merret me tahirin e jo ti tregoje popullit se negociatat nuk hapen e propaganda e qeverise eshte nje mashtrim i madh publik. Pra tahiri flet kur i thone fol e hesht kur i thone hesht.

    1. ne ti mo prap ke falli i filxhonit shkove kur thu qi negociatat nuk hapen ne i fut ne ca fjal tjera per propagond partie
      ka e more vesh ti kte me lale

  5. Dalja e Saimir Tahirit , ne rradhe te pare eshte gabim per vete ate. Keta njerez nuk konsultohen, nuk degjojne keshilla. Por ne keto raste , del se mendon te luaj rolin e viktimes. Asnje nga pushtetaret qe jane ne burg sot, nuk e meriton me shume se Saimir Tahiri dhe Edi Rama. Lenia me vetedije dhe me plan e mbjelljes se kanabisit vend e pa vend ne gjithe territorin e vendit u be me bekimin e qeverise. Kontrollohej nga shteti , per interesat e xhepit. Perfaqesues te qeverise per monitorimin e mbjelljeve dhe vjeljen e gjobave , llogaritur per cdo rrenje ishin drejtoret e policise ne qarqe ne ate kohe, dhe drejtoret rajonale te kufirit qe kontrollonin trafikun. Te gjithe keta, miq personal te Saimir Tahirit. E gjithe kjo veprimtari e ngritur dhe organizuar ne sistem. Si nje politike qeverisese. Dalja e Tahirit tregon njekohesisht frike por dhe karshillek, qe mua nuk mund te me arrestoj njeri, se nuk jam vetem.

  6. Mendoj qe arrestimi i Tahirit Llalles , por dhe Metes Rames Xenit e Bashes, eshte vetem ceshtje kohe. Prokuroret e dale te paster nga vetingu, do i hapin dosjet e tyre me qellim arrestimi. Eshte nje investim i madh, i amerikaneve dhe europianeve, qe vetem me keto emra mund te shlyhet. Ambasadori amerikan qe flet per peshq te medhenj, eshte shume i qarte dhe i kuptueshem. Jane bere shume te pasur politikanet ne kete vend, por ka ardhur koha qe duhet te paguajne.

    1. Zgjohu nga gjumi o Bert djali, enderra te medhaja paske pare.

      ps: Po per piktorin nuk na the asnje llaf? Apo te ka porosit partia dhe ty?

  7. Mi,
    per piktorin Berti e ka thene e ka thene llafin, por ti me sa duket ti e ke pas fjalen per mender doktorin por je ngatarru.

  8. Saje Qorri (me mire, Horri) akoma ne salle te Parlamentit qofte dhe si deputet “i pa varur”, eshte faktori me shkaterrues i asaj ngrehines mashtruese me emrin “Reforme ne Drejtesi”! Me Qorrin Saje akoma pa pranga ne duar, pseudo-Reforma e Drejtesise eshte nje dordolec qe nuk tremb asnje por vetem gajas te gjithe sidomos kur paturpesisht akoma degjohet thenia “Peshq te medhenj” kur Peshkaqeni vazhdon paguhet si ligjvenes.

  9. Ore pse eshte kaq e sikletshme per ju te mediave , e pse krijoni tan kto inskenime me konspiracione te padeshifrueshme. Qorri do shkoj ne burg vetem per 2 akuza : shperdorim posti te rendesishem , dhe trafik nderkombetare droge.
    per sa i perket deklaratave idiote qe po i ben stafi rilindas i tij ne mbrojtje , po ju them qe meqe paraardhesit e tij bene shkelje kjo nuk i jep qorrit imunitetit qe te beje cfare te doje.
    te pakten nje gja duhet ta dije saja , amerika dhe berlini nuk ta falin trafikun e droges.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *