• |
ide | kryesore

Pas Avicii ndahet nga jeta Verne Troyer

Paparazzi, Slider



Pas Avicii një tjetër tronditje vjen për botën, aktori i njohur Verne Troyer është ndarë nga jeta në moshën 49 vjeçare.
Lajmin për humbjen e Troyer e kanë bërë familjarët e tij nëpërmjet një postimi në facebook.
Ende nuk dihet shkaqet zyrtare të vdekjes së yllit të Austin Powers.
Një nga miqtë e tij teksa ka shprehur ngushëllimet familjes ka dhënë dhe këtë mesazh
‘Verne ishte një individ jashtëzakonisht i kujdesshëm. Ai donte t’i bënte të gjithë të buzëqeshnin, të ishin të lumtur.
Depresioni dhe vetëvrasja janë çështje serioze. Ti kurrë nuk e di se çfarë beteje dikush po kalon prandaj jini të sjellshëm me njëri tjetrin pasi një ditë do jetë tepër vonë.’
Pas kësaj deklarate të tij shumë persona kanë aluduar se vetëvrasja është dhe shkaku i vdekjes së aktorit të famshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *