• |
ide | kryesore

Shpërthimi në Fier, çfarë filmuan kamerat e sigurisë (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Pistat e hetimit për shpërthimin e makinës së 38 vjeçarit, Ervin Memo në Fier janë ende të paqarta. Dyshimet e para janë për një konflikt pronash, megjithëse policia nuk ka ende një ide të qartë se përse iu bë atentat 38 vjeçarit, që është jashtë rrezikut për jetën.

Veprimet e para që kanë bërë hetuesit ka qenë sekuestrimi i kamerave të sigurisë për të pasur një ide se si u vendos tritoli në makinë. Fatkeqësisht në vendin ku ishte parkuar makina që shpërtheu nuk ka pasur kamera filmike.

E vetmja kamera ka fiksuar trotuarin gjatë shpërthimit. Lapsi.al ka siguruar filmimet gjatë momentit të shpërthimit, ku duket efekti i valës së shpërthimit. Video më poshtë:

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *