• |
ide | kryesore

U dogj edhe 1 vit më parë, policia merr në pyetje pronarin e kompanisë në Kashar

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka nisur të marrë në pyetje administratorin dhe punëtorë të fabrikës së riciklimit në Kashar, që u shkrumbua sot nga zjarri dhe që shkaktoi një ndotje të madhe ambientale.

Policia ka nisur hetimin për të zbuluar shkaqet që çuan në shpërthimin e flakëve.

Raportohet se pronari i fabrikës që u dogj është Vullnet Haka, kryetar i Shoqatës së Ricikluesve Shqiptarë.

Vullnet Haka është një personazh i njohur për publikun, për shkak të lobimit pranë qeverisë për miratimin e ligjit për importin e mbetjeve në Shqipëri. Ambjentalistë dhe gazetarë kanë kundërshtuar importin e mbetjeve nga jashtë, me arsyetimin se shteti shqiptar nuk ka kapacitete të kontrollojë kompanitë ricikluese.

Edhe para një viti, kompania ‘Everest’ u përfshi nga flakët dhe u gjobit për mos respektim të kushteve të sigurisë. Pavarësisht kësaj, edhe në rastin e dytë të zjarrit sistemi i alarmit nuk ka funksionuar thonë zjarrfikësit.

©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *