• |
ide | kryesore

Vettingu/ Gjyqtari amerikan: Zhvillime pozitive, inkurajon më të mirët (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Gjykatësit e vjetër në Shqipëri duken më pak të gatshëm për ndryshim, ndërsa të rinjtë e kuptojnë më shumë rëndësinë e një sistemi gjyqësor të pakurruptuar.

Kështu shprehet anëtari i Gjykatës së Lartë të Los Angelesit, Stephen Czuleger, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, lidhur me çështjen e korrupsionit në sistemin gjyqësor në Shqipëri. Czuleger, i cili është pjesë e një programi që synon të mbështesë brezin e ri në sistemin shqiptar të drejtësisë, pritet të japë leksion në vendin tonë, muajin e ardhshëm.

“Herën e fundit që zhvillova një takim me një grup gjyqtaresh në Shqipëri, vura re se të vjetrit ishin më pak të gatshëm për ndryshim. Nga bisedat e zhvilluara në Ambasadën Amerikane mora të njëjtat shqetësime për korrupsionin . Ata ishin pesimiste se gjerat do të ndryshonin, por unë jam pozitiv pasi mendoj se studentët e juristët e rinj e kuptojnë rëndësinë e një sistemi gjyqësor të pakorruptuar”, u shpreh Stephen Czuleger, gjyqtar.



1 Comment

  1. Kryeministrit tone, apo qeverise, i duhen te vjetritse si trashegimtare te se kaluares me veprime, vendime, e mentalitet, keta qeveritare i vene ne sherbit te mafies, vjedhjes, droges,, e prones publike e private. Keshtu qe drejtesine e bejne sic dun vete, e qe e kane bere deri me sot lemsh e li drejtesine e ligjet e te drejtes qytetare. Edhe me kete veting, qe po thone se do bejne pastrim, nuk eshte ajo cilesi e pasterti juridike e kerkuar, por eshte e seleksionuar me miqesi, e trashegimeri. Kete po e tregojne shume mire disa vendime e veprime te ketyre te zgjedhur gjoja, por jane te urdheruar, e komanduar. Ky eshte rreziku…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *