• |
ide | kryesore

VIDEO/ Napoli triumfon ndaj Juves dhe ëndërron titullin (shikoni golin)

Sport



1 pikë. Vetëm kaq është diferenca në Serie A mes Juventusit në vend të parë dhe Napolit në vend të dytë. Distanca u shkurtua pasi Napoli e mposhti 1-0 Juventusin në “Allianz Stadium” për ta rihapur seriozisht garën për titull.

Dy skuadrat u treguan të kujdesshme me lojën e tyre përgjatë gjithë lojës, me Napolin që kërkoi më shumë golin të cilin e gjeti në minutën e 90-të me Kalidou Koulibaly.

Lexo edhe: Napoli mund Juven, por shikoni komentet e medieve italiane për Hysajn

Napoli shkon në 84 pikë ndërsa Juventus ka 85, por një kalendar më të vështirë pasi duhet të përballet në 4 javët që kanë mbetur jashtë fushe me Interin dhe Romën. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *