• |
ide | kryesore

VIDEO/ Zjarrfikësit mes flakëve në fabrikën e riciklimit

Lajme, Të fundit



Zjarrëfikësit janë gjendur përballë flakëve dhe një re tymi gjigande kur kan mbërritur në fabrikën e riciklimit në Mëzes këtë paradite. Nga një video që publikon Lapsi.al shihen zjarrëfikësit duke u përpjekur të shuajnë flakët brenda në ambjentet e shkrumbuara të fabrikës.

Drejtori i shërbimit të Zjarrfikësve ka reaguar lidhur me zjarrin. Në një prononcim për mediat nga vendi i ngjarjes, ai tha se po punohet që flakët të mos përhapen në bizneset e tjera, që kanë një vlerë të konsiderueshme.

“Zjarri ka rënë në një fabrikë, e cila vitin e kaluar është gjobitur për shkak të mosmarrjes së masave kundër zjarrit. Tani për tani prioriteti i punës sonë është që të vemë nën kontroll flakët dhe të mos lejojmë përhapjen e zjarrit në bizneset pranë. Më pas do të analizojmë gjithçka, që nga momenti i ndërhyrjes sonë deri në marrjen e masave nga kompania për të shuar zjarret”, u shpreh kreu i zjarrfikësve.

Mësohet se kjo fabrikë është djegur edhe dy herë të tjera dhe zjarrfikëset i kanë vënë gjobë për shkak të mos marrjes së masave për parandalimin e zjarrit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *