• |
ide | kryesore

A do të votojë Belgjika pro hapjes së negociatave për Shqipërinë? Flet kryeministri belg

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, deklaroi se vendi i tij nuk ka një vendim zyrtar për një “Po” ose “Jo” në votimin e qershorit për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Por, Michel, në konferencën e para pak minutave me Edi Ramën në Tiranë, u shpreh se po punohet për të vazhduar afrimin e Bashkimit Europian me Shqipërinë.

Charles Michel theksoi se hapja e negociatave është vetëm fillimi i rrugëtimit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

“Javën e ardhshme do të ketë diskutime të rëndësishme politike në një samit në Bruksel, do merret vendim në qershor, dhe ramë dakord të ruajmë një dialog të ngushtë me kryeministrin për të nxitur zhvillimet lidhur me këtë vendim që do merret në qershor.

S’mund të them një vendim zyrtar, me shumë qartësi them se ne dëshirojmë të vazhdojmë përpjekjet për afrimin e BE me Shqipërinë dhe aftësinë për të thelluar reformat brenda BE dhe për të nxitur thellimin e përpjekjeve brenda Shqipërisë për të dhënë një sinjal pozitiv. Për të marrë përgjegjësitë për zbatimin e reformave.

Vizita ime sot në Shqipëri s’është rastësi, e pranova me kënaqësi ftesën që m’u bë për të dhënjë një sinjal miqësie e vlerësimi nga BE për përpjekjet që janë kryer. Me rëndësi është se fillimi i një procesi anëtarësimi është vetëm fillimi, jo mbërritja. S’mund ta vë qerren përpara kaut, është në fillim mbledhja e qeverive të vendeve anëtare të BE…do të jap rreth tryezës së BE një mesazh vullneti dhe përpjekje. Bëj pjesë te ata që mendojnë se duhet të njihen përpjekjet që janë kryer me rezultate të dukshme.” – u shpreh kryeministri belg, Charles Michel.

©LAPSI.AL 



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *