• |
ide | kryesore

Djegia e fabrikës së riciklimit në Kashar, dyshohet edhe për një zjarrvënie të qëllimshme

Lajme, Të fundit



Edhe pse vatra kryesore u shua mbrëmë, sot vijon djegia e mbetjeve në fabrikën e riciklimit në Kashar. Dy zjarrfikëse vijojnë punën që nga mëngjesi i sotëm duke hedhur ujë për të fikur të gjitha vatrat e vogla që kanë mbetur. Një ditë më parë fabrika u shkrumbua plotësisht nga zjarri që e përfshiu.

Ekspertët po kryejnë verifikime në terren për një zjarr aksidental, por duke qenë se flakët u përhapën me shpejtësi po kryen hetime edhe për një zjarr të qëllimshëm. Ndërkohë përfaqësuesit e fabrikës së riciklimit kanë thënë në polici se ata dyshojnë se zjarri ka ardhur për shkak të luhatjes së tensionit të energjisë elektrike, por OSHEE e ka mohuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *