Për një periudhë të gjatë, reperi ka luftuar me alkoolin dhe me përdorimin e medikamenteve dhe në vitin 2005 ai u regjistrua në një qendër rehabilitimi në të cilën nuk qëndroi gjatë.
Ishte viti 2007 kur Eminem, nga një mbidozë aksidentale e metadonit shkoi në prag vdekjeje dhe nga ai moment vendosi të hiqte dorë. Ai ka shpërndarë me 18.9 milionë ndjekësit e tij në Instagram një foto ku kujton këtë datë shumë të veçantë për të. Në foton e postuar shihet monedha e cila mban simbolin e rrethit dhe trekëndëshit i cili u përdor nga “Alchoholics Anonymous”, shoqata ndërkombëtare ku alkoolistët ndihmohen që të heqin dorë nga pija.
45-vjeçari i ka bashkangjitur edhe një shkrim fotos, ku shprehet:
“Duke festuar 10-vjetorin”, – foto e cila ka marrë 1.6 milionë pëlqime. Ai është shprehur se në kulmin e varësisë ka pirë edhe 20 tableta në ditë. Shërimin, Eminem ja dedikon fëmijëve të tij dhe tani ka nisur me stërvitjen, duke u shprehur se e ka të lehtë të zëvëndësojë një varësi me stërvitje pasi kjo është një tjetër varësi, por që të bën shumë mirë për shëndetin.