• |
ide | kryesore

Fotot e Barack Obama dhe Melania Trump po bëjnë xhiron e botës

Paparazzi, Slider



Melania Trump ishte e pranishme në funeralin e Barbara Bush, e shoqëruar nga i shoqi Donald Trump. Ajo ishte ulur pranë ish-presidentit Obama dhe ajo që i ka çuditur të gjithë ishte se Melania u shfaq e buzëqeshur, duke biseduar me Obama-n.

Fotot ku ajo duket e lumtur kanë bërë xhiron e rrjetit, pasi prej shumë kohësh Zonja e Parë e kishte humbur buzëqeshjen. Teksa shfaqej krah burrit të saj, ajo dukej e palumtur dhe serioze, ndërsa ish-presidenti Obama ka arritur ta bëjë atë të qeshë edhe pse ishte në një funeral.

Meme të shumta po qarkullojnë me këtë foto, në shumë prej të cilave shkruhet se Melania është më e lumtur në një funeral përkrah Obama-s, sesa ditën e parë si Zonjë e Parë përkrah Donald Trump.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *