• |
ide | kryesore

FOTOT/ Gjykatësja largohet e nervozuar nga seanca e vetingut

Lajme, Të fundit



Të gjitha gjasat janë se Altina Xhoxhaj, anëtare e Gjykatës Kushtetuese do të skualifikohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas problemeve që i nxorrën në seancë në lidhje me justifikimin e pasurisë.

Brenda në sallë, Xhoxhaj iu drejtua e nervozuar komisionit. “Me keni ngarkuar barre prove duke mos njohur mire ligjin pasurinë e bashkëshortit. Kërkoj konfirmim ne detyre pasi kam punuar ne mënyre te ligjshme” mësohet të ketë thënë Xhoxhaj që u largua e nervozuar nga salla ku u zhvillua seanca.

Gazetarëve që e ndoqën pas për një prononcim, Xhoxhaj nuk i dha asnjë përgjigje. Duke marrë parasysh vendimet e kaluara të KPK-së duket se Xhoxhaj do të jetë gjykatësja e radhës që nuk e kalon vetingun.



7 Comments

  1. Jeni pa perjashtim per tu var me buke ne goje , keni bere poshtersira te paimagjinushme dhe te pafundme. Duhet qe e gjithe kjo kast gjyqtaresh dhe prokuroresh te zevendesohet .

  2. A tu bofsha o veting. U pastrua qyteti dhe nga nje bajge. Kjo plera e kushtetueses kur ishte gjykatse e gjykates Tirane nuk bote gjyq pa leke. I ka rrjepe ish pronaret. Deri edhe nenave me femije te vegjel qe kerkonin pension ushqimor nga burrat e ndare iu merrte leke. Nese ka gjykatse te korruptuar kjo eshte nishi. Babai i saj Seiti ka qene oficer i Enver Hoxhes dhe fiks kete ne 92 Berisha e beri gjykats se ja kerkoi Gazedede. Seitin e ngriten gjykates ne apel kur denoi Maks Haxhine. Ne apel as ky nuk bote gjyq pa leke. Si i ati edhe e bija. Xhaxhai i saj Perparimi, vellai i Seitit ne kohen e monizmit ka qene shef sigurimi te shtetit ne Shkoder ku marre ne qafe qindra shkodrane. Burrin kesaj e mori Nishani president, si kshilltar. Tani kjo Altina ka siguru edhe grinkarten amerikane dhe tallet si te doje. Po grumbullonte leke pa hesap per te jetu ne Amerike. Sot bertet kunder vetingut. Vetem burgu i lan hesapet me keta hajdute.

  3. Kjo eshte maja e koorrupsionit. A ia keni verifikuar llogarite ne Amerike e itali.Mbledh pare per ne Amerike. Ka dy ceshtje ne vit e iken amerike e ben qejf.e shfrytezon kete shtet si i do qejf .e urdheron e kpk sikur eshte e pathyeshme.keputjani vetting …se eshte me e frikshmja e ketej vendi.populli pret nga ju .cdo dite e me besim.

  4. qenka nervozuar … hahahhaha ku ka turp kjo lloj shtrese intelektuhalesh jo vetting si ky po as burgu nuk i ben pune nuk i ve gje ne siklet keta …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *