• |
ide | kryesore

Isa Mustafa: Zgjedhjet e parakohëshme, zgjidhja e vetme për Kosovën  

Lajme



Për kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish-kryeministrin Isa Mustafa, zgjidhja e vetme për të nxjerrë vendin nga kriza janë zgjedhjet e parakohëshme.

Nëpërmjet një letre drejtuar partive politike të Kosovës, Isa Mustafa fton krerët e partive në një tryezë të përbashkët diskutimi.

 “Është në interesin më të mirë të qytetarëve që partitë politike të arrijnë koncensus lidhur me temat e rëndësishme nacionale, Parimet që duhet ndjekur në adresimin e këtyre temave, pavarësisht kush qeverisë si dhe përgatitjet e nevojshme për organizmin e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe demokratike për të nxjerrë një qeveri stabile të një shumice”, – thuhet në letrën e Mustafës dërguar sot partive politike në vend, të publikuar nga kallxo.com.

Tryeza politike do të mbahet të mërkurën në ora 13:00 në Kuvendin e Kosovës. Ende nuk janë bërë të ditura detaje për pjesëmarrjen e liderëve të partive të Kosovës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *