• |
ide | kryesore

Liam Hemsworth frikëson Miley Cyrus gjatë një udhëtimi me makinë (Video)

Paparazzi, Slider



Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë një prej çifteve më të pëlqyer nga publiku. Ndarja e tyre disa kohë më parë i trishtoi shumë fansat, por çifti u rikthye së bashku dhe duken më të dashuruar se kurrë. Para pak kohësh u përfol se ata janë martuar fshehurazi, por çifti nuk e pranoi këtë gjë, megjithëse unaza që Liam mban në gisht tregon të kundërtën.

Ata kalojnë shumë kohë së bashku dhe disa çaste nga përditshmëria e tyre i ndajnë edhe me fansat në rrjetet sociale. Sot Miley ka postuar një video në Instastory, ku çifti duken shumë të lumtur duke kërcyer me muzikën e vendosur në sfond. Papritur Liam bërtet duke e trembur Miley-n, të cilës i bie telefoni nga dora. Këngëtarja videon e ka shoqëruar me shkrimin: “E urrej kur e bën këtë gjë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *