• |
ide | kryesore

Mesazh nga Gjermania për negociatat, Krichbaum: Koha nuk është maturuar ende!

Lajme, Të fundit



Politikani i CDU-së, Gunther Krichbaum ka dalë me një deklaratë të fortë sa i takon integrimit të Shqipërisë në BE, saktësisht për çeljen e negociatave. Ai ka qenë i qartë në qëndrimin e tij, teksa ka theksuar se “koha nuk është maturuar ende”.

Me këtë dekaratë të fundit, cituar nga media gjermane, kryetari i Komisionit për Europën në Bundestag, Gunther Krichbaum (CDU) i qëndron mendimit se është ende herët që Shqipëria të fillojë hapjen e negociatave në këtë moment.

“Në plan të parë paraqesin korrupsioni dhe përmasat e mëdha të krimit të organizuar një problem”– tha ai në argumentimin e tij.

Vetëm dy ditë më parë, kreu i PD-së, Lulzim Basha me një deklaratë nga selia blu, akuzoi direkt kryeministrin Rama se po përdor paratë e krimit për një fushatë të paprecedentë sulmi ndaj deputetit gjerman, duke përdorur për këtë disa media pranë tij.

Ai u akuzua ndër të tjera se po vepronte në interes të presidentit rus Vladimir Putin.



4 Comments

  1. Dy mundesi jan. E para, ky ka mendjen e tij, dhe e drejta e tij te thot ato qe beson. Dhe e dyta, qe dikush i ka folur shume “mire” po ky prap ka mendimin e tij. Faleminderit Z.KRICHBAUM qe na hap syt qe ti njohim me mire politikanet tane.

  2. Per cilat vjersha e ke fjalen per ato qe rrecitonte Saliu kur ishte Pioneri PPSH se une nuk e njoh periudhen e Enverit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *