• |
ide | kryesore

Roza Lati tregon për depresionin,’Papunësia ma shkaktoi’

Paparazzi, Slider



Aktualisht ajo ka një emision në Ora News të quajtur “Why Not”. Vite më parë Roza ka drejtuar emisione rinore në Agon Channel, “Thuaj 33” apo “Heart Attack” deri në momentin që ky televizion u mbyll. Pas largimit nga Agon Channel Roza përjetoi një periudhë të vështirë. E ftuar këtë të shtunë në “Thumb” ajo tregoi se qëndroi një vit e gjysmë pa punë dhe ra në depresion.

“Kam qenë depresive, shkak papunësia. Shkak u  bë pasiguria ime, unë një vajzë që nuk pret asgjë nga askush. Të priturt nga mamit që unë të plotësoj kërkesat e mia bëri që të mos e përballoja dot. Kam takuar psikolog, neurolog sepse kisha ankth. Më thanë dil në natyrë dhe kur të jesh në tokë, vëri duart në tokë dhe gjithë energjinë tënde negative e thith toka. Në atë kohë Niko më thoshte përse nuk nxjerr një linjë tënden, një biznes.”,- rrëfeu Roza.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *