• |
ide | kryesore

Shtyhet sërish seanca ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, e kërkoi avokati

Lajme, Të fundit
elvis-roshi.jpg



Gjykata e ka shtyrë sot sërish seancën ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi. Ai akuzohet për falsifikimin e formularëve, vulave dhe stampave me formularin e dekriminalizimit. Kjo është hera e dytë që shtyhet seanca.

Këtë herë shkak për shtyrjen e seancës ka qenë kërkesa e avokatit Drilom Cani. Avokati kërkoi kohë për t’u njohur me dosjen pasi sipas tij ka qenë një tjetër avokat më parë. Në seancën e parë avokat i Rroshit ishte Maks Haxhia.

Ish-kryebashkiaku Roshi nuk ka qenë i pranishëm. Gjykata pranoi kërkesën për shtyrje me 1 javë seancën. Pak kohë më parë Prokuroria e kishte referuar për gjykim dosjen e Rroshit, i cili akuzohet për fshehjen e një dënimi penal në Itali



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *