• |
ide | kryesore

Sinan Hoxha tregon për vështirësitë në familje,’U rrita i varfër’

F1, Paparazzi, Slider



Sinan Hoxha ka qenë i ftuar befasi në programin ‘Dua të të bëj të lumtur ‘për familjen e Zenunit dhe Bukuries.

Arbana Osmani e kishte ftuar në program, sepse historia e fëmijëve të kësaj familjeje ngjasonte me historinë e tij, por edhe për faktin se ai ishte i preferuari i anëtarëve të asaj familjeje. Sinani rrëfeu se edhe ai ishte përballur me varfërinë në një moshë shumë të vogël dhe se më mire se ai nuk mund t’i kuptonte askush.

Madje kur tregoi që familja e tij kishte pasur vetëm dy jorganë dhe dy pjata nuk arriti t’i përmbante lotët, transmeton Top Channel.“Kemi qenë një familje shumë e varfër, por Zoti është i madh dhe nuk harron. Mirëpo përveç Zotit ka dhe njerëz tepër të mirë të cilët na kanë ndihmuar. Edhe ty nuk do të të lëmë vetëm”, ishin fjalët me të cilat Sinani iu drejtua Amardës. Për t’i ardhur sadopak në ndihmë familjes ai i dhuroi një lavatriçe dhe një shumë të konsiderueshme parash. Dhurata tjetër e këngëtarit ishte për vajzat e familjes që kur të martoheshin fustanin e nusërisë do ta kishin dhuratë prej biznesit të bashkëshortes së tij, Andrra Destani.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *