• |
ide | kryesore

U kap nga Vettingu, Avokatja e Popullit mbron Altina Xhoxhaj: Një ndër gjyqtaret më korrekte

Lajme, Të fundit
ballanca-906x445.jpg



Avokatja e Popullit Erinda Ballanca e cila ishte e pranishme në seancën dëgjimore me gjyqtaren Altina Xhoxhaj tha se ajo është një ndër gjyqtaret me korrekte. Ajo tha se i ka ndjekur të gjitha seancat, pasi sipas saj e ka konsideruar monitorimin e procesit si një të drejtë shumë të rëndësishme për të garantuar gjyqtarët dhe qytetarët se procesi është i rregullt.

Unë personalisht kam qenë një nga përsonat që kam jetuar një periudhë të gjatë të kohës sime duke qenë avokate ditë për ditë dhe personalisht, pavarësisht cështjes së Komisionit të Verifikimit, unë e kam njohur Altina Xhoxhaj si një ndër gjyqtaret me korrekte që ekzistuar ndonjëherë. Sigurisht çështjet e hetimit janë çështje që kanë për tu trajtuar rast pas rasti nga Komisioni. E rëndësishme është që verifikimet të jenë të drejta të skata dhe procesi të garantojë qoftë qytetarët që duan të kenë një sistem më të mirë drejtësie ashtu edhe gjyqtarët që kanë të drejta dhe të drejtat e tyre duhen mbrojtur. Unë nuk flas në lidhje me aspektet proceduriale. Nga pamja e parë sigurisht që u respektuan, u dha një argument u dëgjua pala tjetër. Rëndësi ka që reflektohen ato që janë prova. Avokati i Popullit ka qenë prezent në çdo seancë dëgjimore pasi ka konsideruar monitorimin e procesit si një të drejtë shumë të rëndësishme për të garantuar gjyqtarët dhe qytetarët se procesi është i rregullt. Unë jam si Avokate e Popullit. Unë e thashë përtej faktit personalisht unë nuk isha këtu si shoqe e saj për të ndihmuar, por personalisht e njohur shumë korrekte dhe kam ardhur ta dëgjojë edhe në mbrojtjen e saj. Komisioni nuk vendos çfarë them unë.”  – tha Erinda Ballanca.



7 Comments

  1. A tu bofsha o veting. U pastrua qyteti dhe nga nje bajge. Kjo plera e kushtetueses kur ishte gjykatse e gjykates Tirane nuk bote gjyq pa leke. I ka rrjepe ish pronaret. Deri edhe nenave me femije te vegjel qe kerkonin pension ushqimor nga burrat e ndare iu merrte leke. Nese ka gjykatse te korruptuar kjo eshte nishi. Babai i saj Seiti ka qene oficer i Enver Hoxhes dhe fiks kete ne 92 Berisha e beri gjykats se ja kerkoi Gazedede. Seitin e ngriten gjykates ne apel kur denoi Maks Haxhine. Ne apel as ky nuk bote gjyq pa leke. Si i ati edhe e bija. Xhaxhai i saj Perparimi, vellai i Seitit ne kohen e monizmit ka qene shef sigurimi te shtetit ne Shkoder ku marre ne qafe qindra shkodrane. Burrin kesaj e mori Nishani president, si kshilltar. Tani kjo Altina ka siguru edhe grinkarten amerikane dhe tallet si te doje. Po grumbullonte leke pa hesap per te jetu ne Amerike. Sot bertet kunder vetingut. Vetem burgu i lan hesapet me keta hajdute.

  2. Shume i sakte komentuesi i mesiperm..
    (gjoja) Po bejne si te pafajshem keta gjykatesit, kane harruar keta hajdute se populli i njeh shum mire se kush jane!! Turp te keni ndyresira..
    Rrofte shteti dhe Drejtesia.

  3. ore eshte shume e thjeshte, sa leke ke marre rroge gjithe keto vjet, minus taksa dhe detyrime del shuma sa duhet te kesh. Nqs shuma qe ke eshte me e larte konfiksohet pasuria dhe vetem keshtu zene mend keta plehra qe kane kurajo dhe dalin e bejne te ndershmin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *