• |
ide | kryesore

“Dëshmia e Nezar Seitit në Itali do ngrinte temperaturën në Tiranë”

Lajme, Të fundit



Gazetari Basir Çollaku thotë se gjyqi ndaj Nezar Seitajt që konsiderohet si financier i grupit të trafikut të drogës së Habilajve do të trazojë edhe situatën në Tiranë. Sipas gazetarit ka 2 arsye përse ai është zhvendosur nga Katania në Romë.

“Ai u lëviz për dy arsye: për një dosje tjetër hetimore, ose për një marrëveshje me drejtësinë. Këto janë arsyet. Ka episode të tjera të trafikut të drogës me Shqipërinë, dosje e cila nuk ka mbërritur në Tiranë. Është një histori më e rëndë nga ajo që ka ardhur deri më tani dhe kjo është arsyeja kryesore pse është shtyrë ajo që do të ndodhte sot.

Ajo dëshmi e Seitajt që do të dilte nga kjo bisedë do të shkaktonte një temperaturë të nxehtë në Tiranë për emra që nuk kanë dalë. Unë them që ka aktorë nga Tirana të pushtetit që janë angazhuar dhe investuar që gjërat të mos ndodhin sot”, – tha Çollaku në emisionin 360 gradë në Ora News.



6 Comments

  1. ””’ Ai lëvizi ne Rome për dy arsye: ose për një dosje tjetër hetimore, ose për një marrëveshje me drejtësinë. KETO JANE ARSYET”””’

    Pra arsye tjeter nuk ka. ( dhe ky karuci gazetar i di shume mire arsyet se ka ‘BURIME TE SIGURTA’ ne prokurorine italjane)

    Keta gazetarucet tane te habisin me inteligjencen e tyre te madhe, largpamesine dhe thellesine e analizave te tyre mbi fakte dhe ngjarje qe ndodhin edhe ne Itali.

    I kam me te vertet zili.

    1. Bëj durim o i mbyturi në kazan e prit se si do të përfundojë me deponimet e këtij Nezarit.
      Gazetarët dinë diç më shumë se ti se për ate punë paguhen, të zhbirojnë lajme.
      Pse po të digjkan kaq shumë këto lajme ?
      Mos e ke hallin se po del edhe emri tëmd ?

  2. PS eshte koka e krimit dhe anti shqiptarizimit.
    ket organizat famkeqe e pjelli rusi me servisin sekret serbo-grek,se per kete iku ne austri krey agjenti serbe fatos nano.
    ka frik te madhe nga tradhtit e tijë.

  3. Ju trima qe komentoni si e ema zeqos, duhet te jeni ramucer qe I vini gazetarit kurajoz Collaku te kembet. Llapaqeneria nuk ua mbulon cjaperine tuaj, ‘trima’!!!

  4. pse ps-ja nuk folen kurre per vrasjen e ahmet krasniqit i shquar si koloneli me guximtar ne luftrat kroato-serbe,dhe erdhi ta ndihmoj kosoven e tij.
    nuk munden ta vrajne serbet ne beteja,por e vrajten udb serbe me ndihmen e qeveris socialterroriste te shqiperis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *