• |
ide | kryesore

Italiani ndërhyn për t’i ndarë sherrin, 20-vjeçari shqiptar e qëllon me thikë

Lajme



Një 20-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane në Reggio Calabria, pasi ka qëlluar me thikë një 17-vjecar italian gjatë një sherri.

Në pranga ka përfunduar Nexhat Kica, 20 vjeç. Adoleshenti italian kishte ndërhyrë për të ndarë një sherr ku ishte përfshirë shqiptari, por ka marrë një goditje me thikë nga ky i fundit.

Goditja i ka shkaktuar dëmtime në mëlçi të riut italian i cili është transportuar në spital në gjendje të rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dy shqiptarë të tjerë dhe dy të mitur italianë të përfshirë në konflikt po hetohen në gjendje të lirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *