• |
ide | kryesore

Pse këtë herë Europa duhet të n’a thotë “JO”

2, Ide



Pse të këqijat e raportit të rremë të Brukselit janë më të mëdha sesa të mirat që mund të sjellë ai nëpërmjet hapjes së negociatave? Pse, edhe në qoftë hartuar me synime të mira, në vend se inkurajim për mirë, ky raport dhe negociatat mund të sjellin një inkurajim për keq? Në shkrimin paraardhës premtova të jap argumentet e këtyre pseve. Argumenti im kryesor mbështetet mbi tezën se Shqipëria, nën drejtimin e klasës së saj politiko-ekonomike, gjatë këtyre 25 vjetëve nuk ka bërë hapa para, qoftë edhe të ngadalta, në drejtimin e duhur, por ka ecur në drejtim të gabuar. Dhe, për pasojë, kjo ecje në drejtim të gabuar nuk e ka afruar përdrejt atyre që mund të quhen standardet europiane – që, me një togfjalësh të vetëm, mund të përmblidhen në “shteti i së drejtës”, – por e ka çuar gjithnjë e më shumë drejt një shteti të dështuar, të kapur nga oligarkia dhe krimi i organizuar, aq sa së fundi po quhet “narkoshtet”. Si prova për këtë do të përmendja vetëm tri gjëra që më duken më domethënëset. Së pari, ekonomia shqiptare, që ka qenë gjithnjë e dobët, informale dhe e lidhur me krimin, gjatë viteve të fundit është mbështetur, si kurrë ndonjëherë më parë, në paratë e krimit të organizuar. Së dyti, mu për shkak të këtij fenomeni ekonomik, edhe politika shqiptare është bërë gjithnjë e më shumë përfaqësuese dhe menaxhere e interesave të krimit. Së treti, si rrjedhojë e dëshpërimit që ka krijuar ky proces degradues, numri i shqiptarëve që ikin nga vendi është rritur dramatikisht vitet e fundit.

Të mohosh këtë realitet me të dhëna të rreme apo pseudoreforma më duket punë e dobët, por, megjithatë, pyetja që shtrojnë disa dashamirës së Shqipërisë është: edhe në qoftë kështu, a nuk do të ishte më mirë që Shqipëria të futej diçka më shumë në ombrellën e BE-së, sepse kështu këto fenomene degraduese do të mund të frenoheshin më lehtë?

Gjykoj se kjo është një tezë serioze që meriton të diskutohet si brenda vendit, edhe në qarqet europiane që do të marrin vendim. Shpresoj që ky shkrim ta nxisë këtë diskutim që në Shqipëri po shtypet nga propaganda e Ramës që synon të kompleksojë opozitën edhe çdo kritik me akuzat se kritikat ndaj qeverisë apo Brukselit po pengojnë aspiratën e shqiptarëve për të hyrë në Europë; dhe po bëhen, medemek, nga antishqiptarë të shitur apo të blerë tek armiku.

Ruajtja e një vështrimi drejt Europës dhe standardeve të saj ka luajtur dhe luan një rol pozitiv për mosrrëshkitjen e Shqipërisë në realitete edhe më problematike, por gjykoj se hapja e negociatave, e pashoqëruar nga progresi i vërtetë në Shqipëri, do ta zhvlerësonte këtë perspektivë që, edhe kështu, ka humbur shumë me kalimin e viteve. Madje, gjykoj se një hapje e negociatave të Shqipërisë me BE në këto kushte do të kishte rrjedhoja më shumë negative sesa pozitive në terma afatgjata jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për projektin europian. Një nga rrjedhojat më negative të njohjes së një progresi të rremë do të ishte ajo se më shumë sesa një inkurajim për popullin shqiptar, kjo do të ishte një inkurajim për klasën politike që e ka katandisur vendin në këtë gjendje. Sikurse dihet, fatkeqësisht, lufta për t’u legjitimuar nga Europa është shumë herë më e rëndësishme për klasën politike shqiptare sesa lufta për t’u legjitimuar nga populli i vet. Mjaft të kemi parasysh se gjatë gjithë kohës që është akuzuar nga opozita apo nga mediet për kanabizimin e Shqipërisë dhe pasojat e tij tragjike për shtetin, Kryeministri Rama ka përdorur si argument ndërkombëtarët: “Po të ishte kështu, pse nuk flet ambasadorja e BE-së, pse nuk flet ambasadori amerikan”. Një hapje e negociatave të Shqipërisë do t’i jepte Ramës refrenin e radhës për të mohuar e përgënjeshtruar çdo kritikë e çdo kundërshtar me pyetjen: “Po atëherë, pse na u hapën negociatat?” Dhe ç’është më e keqja, kjo do t’i jepte dorë më të lirë atij për të vazhduar procesin e vënies së shtetit që drejton në shërbim të interesave të veta e të një pakice oligarkësh, të krimit të organizuar me pasoja gjithnjë e më të pariparueshme jo vetëm për ekonominë, por edhe demokracinë dhe lirinë.

Por, prapë, do të ngulmonte dikush, hapja e negociatave do ta bënte më të frenueshëm këtë proces nëpërmjet mekanizmave të negocimit. Duke iu referuar edhe përvojës së deritanishme të marrëdhënieve të Shqipërisë me BE, gjykoj se, veçanërisht në kushtet ku ndodhet sot BE, fuqia e saj negociuese e korrigjuese është shumë e vogël dhe gjithnjë e më në zvogëlim sepse edhe autoriteti dhe legjitimiteti i saj është në rënie. Kjo duket edhe në pafuqinë e saj për të frenuar fenomenet antibashkim dhe autoritariste që po ndodhin brenda kufijve të saj aktualë. Shembulli i Turqisë që i ka hapur negociatat që më 2002 dhe ka bërë hapa dramatike prapa, mund të ishte një shembull tjetër. Në terma afatgjata, në kontekstin e një procesi të Bashkimit Europian të vënë gjithnjë e më në vështirësi nga prirjet antieuropianiste, nacionaliste, autoritariste, një Shqipëri me shtet të kapur nga krimi do të ishte një argument më shumë për të zhbërë projektin europian. Prandaj, ashtu siç e shikoj unë realitetin shqiptar dhe europian, Edi Rama dhe njerëzit që e mbështesin kanë nevojë, sa s’është vonë, të marrin nga BE ultimatume për gjendjen se si e kanë katandisur vendin dhe jo inkurajime dhe legjitimime.

Panorama

 



24 Comments

    1. Përceptim i gabuar o Lubonja.
      Europa nuk duhet të na thotë ne shqiptarëve “jo”, por duhet ti thotë një JO të madhe “aleatëve majtistë” të BE, që mbështesin politikat antipopullore korruptive të Edi Ramës vetëm se paraqitet si “socialist europian”.
      Do të ishte jashtë parimeve të demokracisë, që të injorosh mendimin ndryshe të majtë, por vlerësimet për bindje të majta e të djathta, duhen mbështetur në fakte historike, e në prejardhje qoftë edhe biollogjike të politikanëve.
      E shoh si një fatkeqësi të madhe për demokracinë shqiptare, që në vitin 2018, 26 vjet pas përmbysjes së “të majtës” enveriste diktatoriale monopartiake, shteti e mediat të jenë të kapura tërësisht nga “majtistët” e sojit shqiptar.
      Kemi si kryetar Kuvendi, një ish ministër të fundit të sigurimit famëkeq enverist. Kemi një ministër të mbrendshëm, një ish hetues të sigurimit. Pothuajse të gjithë “kuadrot” e partisë socialiste “europianiste” shqiptare, vijnë nga familje komunistësh fanatike që e urrenin Europën e Amerikën.
      Mediat shqiptare dominohen thuajse tërësisht nga gazetarë e analistë “të majtë”.
      Edhe zëra të pakta e të veçuara të gazetarëve me bindje të djathta apo me prejardhje nga familje të “deklasuara”, janë tërësisht të izoluar e çensuruar nga pronarët e mediave, që çuditërisht, edhe janë kapitalistët më të pasur të Shqipërisë, edhe i tërheq krraba e socializmit.
      Nëse “dhëmballë e prishur” për gjermanët e italianët ishte diktatura naziste apo fashiste, për ne shqiptarët që vuajtëm 5 dekada diktaturën enveriste, “dhëmballë e prishur” që duhej hequr, ishte sistemi socialist që polli diktaturën enveriste.
      Është naive në mos e marrëzishme që të kërkosh ta luftojnë kriminalitetin e çdo lloji, po ata njerrëz që bënë krime çnjerëzore ndaj gjithë shqiptarëve për gjatë pese dekadave.
      Të mos harojmë se edhe kapot e grupeve më të fuqishme mafioze italiane, krimet e tyre më të ndyra i bëjnë duke u motivuar se po luftojnë të pasurit, për të ndihmuar të varfërit.

  1. Kurre dhe askujt nuk kame cuar neper ment ti them keto fjale por ti po me detyron te te them; e paske merituar plotesisht burgun e Enverit.

  2. I sakte fare. Jemi ne nje pike ku duhen kellqe lubonje per te thene te vertetat e thjeshta dhe te qarta. Atyre nuk i duhet integrimi,por vetem nje hap virtual perpara per te genjyer edhe nje here popullin.

  3. Dulla e paska dit mire me cfare palacosh paska pas te bej.

    Sado probleme te kete Shqiperia nuk mund te lobosh me artikuj kundra integrimit sepse e vetmja pale qe i vuan pasojat eshte populli.

  4. # D.D., edhe mua ajo me ra ne sy qe ne titull – gazetaret e Bushatit akoma nuk dine te shkruajne shqip – “na” dhe “ta” shkruhen pa apostrof(edhe sikur ta kete shkruar Lubonja gabim, duhet ta korrigjoje gazetari)
    Keta derdimene kujtojne se shqipja nuk eshte e rendesishme!

  5. Lubonje,
    Po te jane errur fare syte nga inati qe ke me Ramen o burr i dheut.
    Nuk me duket aspak qe ne 25 vjet politika shqiptare nuk ka avancuar (qofte e majta qofte e djathta). Kjo per arsyen e vetme qe megjithe problemet e medha te te dyja paleve, do s’do ti njerezit jane emancipuar ça nderkohe he. Per te rrezuar nje kryeminister nuk eshte me e nevojshme te besh revolucion. 3 te vrare ne bulevard mjaftojne – e me kete kryeministein e fundit, ndoshta dhe me pak. Ti do thuash qe demokracia nuk matet me te vrare. Jo, por nqs penalizimi me vote funksionon ca me shume, demokracia sidoqofte avancon.
    Problemi sipas teje eshte gjithe klasa politike. Ok, po logjikisht e kam te veshtire te kuptoj pse te perkrahurit e opozites (qe eshte larg te qenit me e mire se keta qe qeverisin) do stimuloka me shume permiresimin e sistemit.

  6. O daku , kur e urreke kaq shume komisionin europian dhe europen perendimore atehere pse jeton ne nje vend te bashkimit europian dhe nuk vjen te jetosh ketu ?? Na ler rehat me keto lloj pordhesh , se te gjithe ju analistat duke iu sherbyer politikaneve jeni bere ,me prona ,me pallate ,me llogari te majme bankare dhe na thoni ne te presim per anetaresim ne europe se ju jemi xheloze per ramen . Respektion e cdo shqiptari te ndershem e meriton vetem DONALD LU (SHBA)+ ROMANA VLAHUTIN (BE).

  7. Gjithe keto komente pa piken e kuptimit!
    Zoterinj perdorni trurin, mos perdorni emocionet elektorale! Lubonja ka plotesisht te drejte! Shqiperia jo vetem qe se meriton sot te hyje ne BE ( nuk eshte vetem faji i klases politike, se fundja edhe ata nga ne kane dale), por besoj se do te jete rrezik per vete vendet anetare te BE-se. Duhet sjelle vendi ne normalitet ne fillim, pra te ndahet shteti nga krimi dhe pastaj te kerkohet te hapen negociatat. Patriotizmi folkrorik nuk te shpie askund!

  8. Nuk jam aspak dakord me përcaktimin e Lubonjës se Shqipëria në këto 25 vjet nuk paska bërë hapa para por veç hapa prapa. Ky përcaktim që i bën Lubonja ecurisë së Shqipërisë në këto vite të sistemit demokratik pluralist, dashë pa dashë, sikur i inkurajon nostalgjikët e diktaturës enveriste, të thonë se ishim shumë mirë kur ishim skllevër.
    Mandej nuk është realist Lubonja e disa “analistë” të tjerë shqiptarë, kur përpiqen të barazojnë të gjitha qeverisjet njëlloj, gjatë tranzicionit.
    Ka fakte të shumta që e bëjnë qeverisjen 5 vjeçare të Ramës, si qeverisjen më të keqe të këtyre 27 viteve, por edhe me këtë qeverisje, më të keqen, përsëri nuk mund të thuhet se Shqipëria ka shkuar në të keqen e madhe të sistemit diktatorial enverist.
    Krimi e korrupsioni qeveritar në Shqipëri, është naive ta thuash se erdhi me sistemin demokratik të tregut të lirë kapitalist. Krimet e diktaturës enveriste as mund të krahasohen me krimet e këtyre 27 viteve.
    Dhe më shumë se kushdo, duhet të ishte Lubonja që kaloi vitet më të bukura të rinisë , pa asnjë faj në diktaturën komuniste, që nuk duhet të dilte me këto deklarata.
    Padyshim se shqiptarët e shtypur e tejet të varfëruar ekonomikisht e shpirtërisht në diktaturë, kur fituan të drejtat e liritë e munguara për 5 dekada, edhe filluan që të abuzojnë me këto liri.
    Janë këto shqiptarë që dikur nuk ju a mbante të thoshin qoftë edhe një fjale kritike për qeverinë se hanin burgun familjarisht, në mos edhe plumbin, që tani ulërijnë e nxijnë çdo veprim të çdo qeverie pa ju hyrë asnjë ferë në këmbë. Bredhin sot shqiptarët në shumicë me makina të shtrenjta e me celularë, e ankohen se nuk kanë bukë.
    Si haruan kaq shpejte se në fund vitet 80 -të, nuk gjenin dot edhe një shishe qumësht për të ushqyer fëmijtë ?
    Edhe për nivelin ekonomik pra, është një mashtrim i madh të thuash se Shqipëria qënka bërë më keq se ç’ishte, në kohën e diktaturës.
    Vetëmashtrim i madh është që krahasimet të bëhen me vendet e zhvilluara europian sikur ato në këto 27 vjet paskan qëndruar në vënd numëro e na paskan pritur ne shqiptarëve të arijmë nivelin e tyre.

  9. Sakte, lubonja, po ATA nuk veprojne per interesa te popullit por te oligarkeve, dhe mu per kete u duhet Shqiperia nji Kolumbi ne Europe. Nuk pjerdhin se Shqipnia zbrazet nga shqiptaret e punes e moralit, shkurt e dun Shqipnine me dele, derra per ti therur dhe gomore te mbajme drute, Ferme Kafshesh te barabarta….

  10. Ketu nuk eshte fjala qe e meritojme apo jo! Sigurisht qe jo! Ne jemi akoma ne “kohen e Turqise”! Por te thuash qe te mos na pranojme per mua eshte tradheti kombetare! Sigurisht nuk e meritojme por do te regullohemi rruges! Perendimi nuk do te lejoje qe te vijoje korrupsioni ne Shqiperi! Prandaj PD dhe LSI jane kunder! Lubonja eshte nje mercenar dhe asgje me shume!

  11. Nuk ja vlen! Keta nuk jane medioker me Salen,Lulen apo Nishanin! Keta jane ushtare militante saliniane! S’ka te beje i djathte apo i majte! Jane interesa pushteti ,paraje,influence dhe siguriht edhe te huaja per ta mbajtur Shqiperine te nenshtruar nen Serbine apo qarqeve antishqiptare! Gjithe makineria antishqiptare lidhet nga Saliu qe eshte vene ne sherbim dhe keta te tjeret ne sherbim te tij! Ju harruat Tos Lubonjen! Ate dhe sivellezerit e simotrat e tij! Shqiperia e ka patur tradite tradhetine prandaj eshte kjo qe eshte sot! Qe nga Roma,Bizanti,Osmanllinjte,Austro-Hungaria,Karagjeorgjevicet,Italia-Zogu e prape Serbet,Ruset dhe kinezet! Keta jemi ne shqiptaret sherbetore te te huajve kunder njeri tjetrit! Qe eshte Berisha-Meta-Nishani-Basha PD dhe LSI kunder interesave shqiptare nuk do asnje koment ,por problemi shtrohet deri kur? Le t’i lutemi Zotit dhe te presim

  12. Vija e “ndarjes” midis shoqerise kapitaliste e socialiste eshte PRONA PRIVATE dhe me kete keto 28 vjet nk eshte bere asgje bile partite si PS-ja e majte dhe PD-ja e ashtqajtr e djadhte e kane “acaruar” me keq problemin. N.q.s Enver krimi e mori dhe ja dha shtetit keta superkrima ja dhane hajdtve te tyre duke e bere me KOMPLEKSE problemin.
    Pra Shqiperia nuk ka bere detyren NR.1 keshtu nuk meriton te genjeje Europen me perrallat e saj pavarsisht se te pakten po “flitet” per vetingun por ndoshta mund te jete MASHTRIMI i radhes per shqiptarin e thjeshte deri sa te shikohen ne burg me te vertet te ashtuquajtrit Peshqit e Mdhenje dhe sekuestrimi i pasurise se atyre qe nk u del llogaria nga KPK-ja!

    1. Shumë saktë “shqiptari emigrant në Itali”, duke e plotësuar mendimin Tënd: Vërtet si ka mundësi kur gjysma e turmës, “pronarët e rij” që jetonë në “Shqipëri”, janë të gjithë hajdutë, kur kanë pranuar ligjin kriminel dhe super hajtut 7501 për të trashëguar tokat e “ish” pronarëve që nuk u takojnë, kur vetë “ish” pronarët qëllimisht i degdisën emigrantë dhe refugjatë rrugëve të botës, që “politika” dhe “pushteti”, dy klanet kryesore të bënin siç bënë dhe siç po bëjnë akoma, kur gjithë “Shqipërinë” për 27 vjet rrjesht e mbuluan plotësisht me drogë????
      Përfundimisht, një “shtet” hajdut me një turmë plotësisht të inkriminuar dhe të koruptuar deri në palcë, si mund të pranohet në “vathën” Evropiane, pa realizuar 5 detyrat e shtëpisë, kryesisht më kryesoren dhe më të rëndësishmen kthimin e pronës pronarit trashëgimtar autokton?!

  13. Presidenti Macron foli me teper e tha qarte se nuk ka zgjerim te Unionit Europian (qe vetem Union nuk ka brenda)!
    Ky Union nuk di ku ka koken, nja ane vendet lindore qe nuk e pjerdhin me Brukselin, nje ane Brexit me shembullin per tjeret, nje ane Rusia, nje ane dyndja e pa prere e klandestineve (packa se Merkel nuk guxon te flase me per “Mikpritje”), te gjitha keto e tjera kane bere qe Unionit ti rreshqase toka nen kembe!
    Por ka nje ushtri rrogtaresh atje ne Bruksel qe me perralla per Zgjerim marrin rrogat. Ne se nuk flasin per Zgjerim dhe per Reforma, Mogherinet, Kukanet, Falkenshtajnet, Junckeret nuk kane c’fare te thone. Dhe vazhdojne perrallat me Zgjerime imagjinare qe jane vetem dengla te ketyre rrogtareve mjerane per te cilet Unioni eshte nderrmarrja qe po falimentoi, mbesin pa rroga!

  14. Te degjosh nipat dhe sternipat e komunisteve qe e zhyten vendin ne mjerim per 50 vjet, qe u mesuan nga ideologjia e kuqe te shajne krye-xhandarin nderkombetar dhe sistemin kapitalist- te lavderojne ambasadoret e SHBA dhe te BE sepse po perkrahin katrahuren e perditshme ne Shqiperi- eshte sa groteske, qesharake dhe mallengjyese. Formatimi marksisto-komunist ju ben qe ta shikoni te keqen vetem tek armiku politik dhe asnjehere tek realiteti qe ju rrethon!

  15. Edhe nje here si perhere keta lapangjoza te vet quajtur analiste : Per inat te vjehrres , shkerdhehen me mullixhiun .

  16. Andi dhe Shkullo bashke me qorrin Tosi jane komplet jashte realitetit! Jo vetem kaq por, po tradhetojne Shqiperine! Na meriton apo jo kjo s’do te thote qe te mos hapim bisedimet dhe pas 10 -100 vjetesh mund te behemi europiane! Por te kundershtosh ne nje linje me Salehun dhe PD bashke me LSI Like -floriri eshte poshtersi! Ketyre ju ka hyre frika e burgut! Jane disa komentues injorante qe flasin akoma per komunizmin, kur i vetmi qe ka ngelur eshte nga Vicidoli! Rrofte injoranca shqiptare bashke me gjysem analfabetet berishiane te Lapsi.al!

    1. Me fal o adashi im Tosi shoku i Biberajt por per komunizmin jane te detyruar njerezit te flasin sepse shohin ate surratziun ish-Ministri i Brendeshem i Ramiz Alise qe drejton ate qe e quajne parlament. Tani me teper se aq nuk mund te Rilinde tjeter ky Rama vec ne se pret te emeroje dhe Nexhmije Hoxhe Xhunglinen Ministre te Mbrojtjes ne vend te Xhackes e ta dergoje ne tryezen e NATO-s!

  17. Lunonjes ja ka thare trurin burgu, cpritet prej tij, mqs ka qen ne burg vete do qe gjith shqiptaret te vazhdojne te vuajne, meqe ka vuajtur ai. Eshte nje shpirt zi i popullit te tij.

  18. Ti dhe autoparlantet e PD-se e deshironi me ngulm “JO”-ne e Europes,sepse ajo ua heq PD-se kauzen e ardhjes ne pushtet ndersa ty me gazetaret mercenare te kazanit te SHQUP-it mundesine e daljes neper ekrane per te bere kukuvajken dhe per te mbjelle defetizem e urrejtje.Nga ti qe i bere gropen babait tend as nuk pritet tjeter.ZI vetem vrere e zi nxjerre nga goja.Mekati qe barte ne vete eshte aq i shemtuar dhe i rende sa nuk te lene te shikosh tjeter ngjyre pos te zezes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *