• |
ide | kryesore

Vuçiç: Serbia do zgjidhjen e problemit të Kosovës për të shpëtuar nga falimentimi

Lajme



Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi sot se vendi i tij dëshiron që të zgjidhen mosmarrëveshjet me Kosovën, në mënyrë që ajo të luftojë falimentimin, të zvogëlojë borxhin publik dhe papunësinë.

Vuçiç u shpreh kështu në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Belgjikës, Charles Michel.

“Dëshira e Serbisë është që të zgjidhet problemi i Kosovës, në mënyrë që ajo ta luftojë falimentimin, ta zvogëlojë borxhin publik dhe papunësinë, dhe do ta zgjidhim, nëse kemi mjaft guxim dhe përmbajtje, kemi shans që ta zgjidhim këtë problem”, – është shprehur Aleksandër Vuçiç.

Presidenti serb u shpreh se ai do të bëjë gjithçka që të ketë një zgjidhje nga dialogu me Kosovën. Sipas Vuçiç, serbët nuk duhet të presin që ajo të jetë maksimaliste, por vetëm rezultat i një kompromisi të pranueshëm për të dyja palët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *