• |
ide | kryesore

Itali, Gjykata e Venecias dënon me 13 vite burg tre kosovarët e arrestuar për terrorizëm

Lajme, Të fundit

Gjykata e Venecias ka marrë masën e vendimit me burg për tre shtetasit kosovarë të arrestuar në mars të 2017 si anëtarë të një celule xhihadiste që po përgatisnin një atentat terrorist në urën Rialto, një nga simbolet historike të qytetit të Venecias.

Gjykatësi Massimo Vicinanza ka dënuar me 5 vite heqje lirie Arjan Babaj 28 vjec i konsideruar truri i kësaj celule terroriste. Ndërsa Dake Haziraj 27 vjeç e Fisnik Bekaj 25 vje janë dënuar me 4 vite burg. Pas kryerjes së dënimit të tre kosovarët do të dëbohen nga territori italian. Anëtari i katër i kësaj celule terroriste është minoren dhe i dënuar pak muaj më parë me 4 vite burg.

Gjatë procesit gjyqësor të arrestuarit kanë mohuar fajësinë e tyre duke deklaruar pafajësinë  mbështetur në tezën e keqkuptimit në përkthimin e përgjimeve nga gjuha shqipe në atë italiane. Një nga argumentet e debatuara në proces ishte zbardhja e një përgjimi telefonik ku ata kërkonin të blinin një armë tip kallashnikov, justifikimi i kosovarëve ishte se do e përdornin për gjueti.

Hetimet e antiterrorizmit italian kanë verifikuar se 4 kosovarët e  arrestuar të cilët punonin si kamarierë në lokalet në qendrën historike  të Venecias, prej muajve po përgatitnin të kryenin një atentat terrorist.

 

1 Comment

  1. Keta terrorist duhet denuar me burg perjete.
    por te njejten kohe denuar te gjith ish qeverin thaqi,behxhet pacollin ,islamikun e maskuar,dhe naim ternaven me bik-bashksin islamo turke te kosoves,qe pranuan perogramin e kriminelit ottoman,erdoganit,per ri-kthimin e kalifatit islamik ottoman,dhw rekrutimin zyryar per gjihadin e kosoves,ne siri e irak dhe terroristet ne evrop,dhe 4 ter tentim terrori ne amerik.
    e gjitha i formulua nga erdogan turqia,dhe xhamiat ne kosove.
    Rrnofte feja jone antike e paqes katolike.
    nga ish muslimani i mitrovices.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu