• |
ide | kryesore

Mediat nxijnë Ramën në Berlin: Çështja Tahiri dhe tentakulat e krimit në qeveri…

Lajme, Të fundit



Shqipëria do të hyjë në BE por ka jo pak probleme, shkruan “Die Welt”. Kryeminisitri i Shqipërisë, Edi Rama kërkon të bindë kancelaren gjermane se Shqipëria është gati për hapjen e negociatave.

Përmes artikullit “Make Albania great again”, gazeta gjermane “Die Welt”i kushton vëmendje të mërkurën vizitës së kryeministrit Rama në Berlin.

Ish-basketbollisti dhe artisti në Berlin do të synojë me sharmin e tij të bëjë për vete kancelaren Merkel që të marrë mbeshtetjen për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, shkruan gazeta.

“Dhe vërtet Rama, një socialist ..ka se ç’të tregojë. Ekonomia rritet, Tirana mbushet me fasada që shkëlqejnë, një reformë në drejtësi e kërkuar nga BE ka marrë udhë…Por që ka njerëz që janë skeptikë, kur shtrohet pyetja për Shqipërinë që të bëhet sa më shpejt anëtare e BE-së, kjo lidhet edhe me histori si kjo: Në tetor prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri…sepse emri i tij përmendej disa herë në telefonatat mes tregtarëve shqiptarë dhe italianë të drogës.”

Gazeta gjermane i kushton vëmendje të gjithë zhvillimeve lidhur me rastin Tahiri dhe konkludon me përgjigjen e Ramës kur i pyetur nga “Die Welt” lidhur me rastin e sëkëlldisshëm Tahiri thotë: “Besoj në radhë të parë se dyshimet ndaj një personi nuk mund të pengojnë përpjekjet e një vendi të tërë.”

Gazeta thekson se “është një nga këto raste që e prishin dhe përcaktojnë imazhin e Shqipërisë në pjesën tjetër të Europës.

Deri më sot nuk është i hequr plotësisht dyshimi se kriminaliteti i organizuar ka kapur fort ekonominë e vendit dhe tentakulat e tij arrijnë deri në nivelet më të larta të qeverisë.

Në raportin e Interpolit për vitin 2017, Shqipëria renditet ndër prodhuesit më të mëdhenj të kanabisit në Europë, ky vend përshkruhet si pikë e rëndësishme e tregtisë me kokainën dhe heroinën.”(DW)



7 Comments

  1. E nxini ju Babuinet e kesaj gazete jo mediat e Berlinit. Paragrafi i pare qe paraprin lajmin:
    “Dhe vertet, Rama nje socialist ..ka c’te tregoje. Ekonomia ne rritet, Tirana mbushet me fasada qe shkelqejne, nje reforme e kerkuar nga BE ka mare udhe…….Por (tashme ajo cka ndodh realisht ne Shqiperi),
    ka nje opozite te korruptuar dhe inkriminuar deri ne palce qe ka ekzekutuar demonstrues te pafajshem, gjykatat e korruptuara, mbushur me produkt Plepi dhe Vicidoli……….etj.,etj., e cila e trembur nga pasojat e pritshme te reformes ne drejtesi per bemat e saj nxin gjithca……………..

    1. Ore ti I ‘Paemer ‘ qe nuk ke as guximin e nje qytetari te lire e kulturuar te tregosh emrin. Kujt I perket? Ku jeton? Ke sy, vesh, tru, llogjike Te kuptosh se cfare behet e ndodh?

      1. zoteri, te gjitha keto gjykata edhe porokurore jane te ndertuar nga Berisha, ose PD. edhe gjithe ky shkaterim i perket PD edhe kete se mohon njeri , qe ka ndryshim ka, jane kthyer qendrat ne qender edhe jo si me pare si afganistan po ndertohen edhe sistemohen periferite , nuk behet cdogje me nje te shtypur, se bota ka 100 vjet qe po i bene, me enverin ishim 20 vjet mbrapa. me PD vajtem 50 vjet mbrapa, aq e madhe ishte shkaterimi i ketij vendi.

  2. Nuk i ben pershtypije, sa do qe i thone, prap ashtu i quandebili, media kazani,,, se vetem ky eshte vete fundi kazanit, Ky nuk merr parasyshe se ci thone, por merr ato qe ithote vete e sajon vete me shpuren qe i mba ison, Shiheni kur te vije,, i fut nje te ngjyr me miell, si ujku, e do na thote denglat e zakonsheme e bajate te tija, si mashtrues dinjitoz. BESOJINI PO DESHET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *