• |
ide | kryesore

Vlahutin në krah të PD dhe LSI: Shqipëria progres në 4 pika, problem dënimet dhe korrupsioni

Lajme, Të fundit



Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin lexon katër pika të progres-raportit të Komisionit ku vlerësohet Shqipëria. Vlahutin është shprehur se vendi ynë shihet si një model për procesin e Vettingut në rajon. Po ashtu Ajo ka folur edhe për marrëveshjen e 17 majit mes Bashës dhe Ramës, marrëveshje të cilën e cilësoi si një tejkalim të polarizimit politik në vend.

Shqipëria shihet si model në rajon për procesin në vazhdim të Vettingut, së dyti për lëvizjet që janë bërë kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit, së treti, marrëveshja 17 majit tregoi që polarizimi politik mund të tejkalohet në kohë kritike për vendin dhe së katërti përparimi i bisedimeve dypalëshe me Greqinë”, – tha ajo.

Duke folur në Komisionin e Integrimit, kryediplomatja e BE-së në Tiranë thotë se reformat dhe thellimi i tyre duhet të vazhdojë. Megjithatë, ambasadorja paralajmëroi se sfidat që mbeten përpara janë akoma më të mëdha. Ajo përmendi zbatimin e ligjit antimafia, një ligj për financimin e partive politike, por kryesore mbetet ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta.

Numri i ndjekjeve penale mbetet ende i ulët dhe kjo duhet të përmirësohet dhe kjo do të ndodhë kur të kemi SPAK-un dhe kur një pjesë e gjyqësorit të jetë rivlerësuar. Komisioni do të shohë me kujdes ndjekjet penale dhe dënimet për korrupsionin dhe kjo do të kërkojë një përpjekje të madhe”, – deklaroi Vlahutin.

 



1 Comment

  1. Ou,….nashtina qeka mikja juaj,…….. qe nuk late ndyresira te fjalorit pa perdorur kundra saj!
    Sipas nje llogjike te thjeshte tashme ju qekeni ndyresirat e kesaj bote!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *