• |
ide | kryesore

Deutsche Welle: Edi Ramës i kërkuan në Berlin “kokën” e Saimir Tahirit

Kryesore, Lajme



Vizita e parë e kryeministrit shqiptar menjëherë pas rekomandimit të Komisionit të BE-së për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit ishte në Berlin. Ai u takua aty me një sërë personash të rëndësishëm dhe sidomos me kancelaren Angela Merkel. Në të gjitha bisedimet Rama kishte një synim: t’i bindte bashkëbiseduesit të jepnin votën e tyre pro çeljes së negociatave.

Rama pati shumë takime të mërkurën: por më i rëndësishmi ishte ai me kancelaren Angela Merkel. Edhe pse miratimi i rekomandimit të komisionit për çeljen e negociatave do të kalojë nga parlamenti, fjala e kryetares së CDU-së do të luajë një rol të madh.

Por kancelarja gjermane nuk dha asnjë sinjal për të orientuar dëgjuesin se a do të votojë Gjermania pro çeljes së negociatave, apo do ta shtyjë këtë vendim për një moment më të përshtatshëm.

“Çelja e negociatave kërkon plotësimin e një numri parakushtesh,” tha Merkel të mërkurën para medias në Berlin. “Shqipëria me shumë sforco i ka përmbushur disa syresh. Në javët e ardhshme ne do të krijojmë mendimin tonë përfundimtar se a ka gjëra që duhen bërë, a ka përparime dhe këtë duam ta bisedojmë edhe me kolegët tanë europianë“, tha kancelarja më tej. Dita më e afërt për këtë bisedë do të jetë 17 maji, në Sofje, ku Merkel do të marrë pjesë në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në.

Lavdërime për vettingun

Lavdërime mori kryeministri i Shqipërisë nga Gjermania sidomos për procesin e vettingut, në vazhdën e të cilit janë kontrolluar e vlerësuar qindra gjykatës dhe prokurorë e si pasojë kanë dhënë dorëheqjen qysh tani, vetëm disa javë pas fillimit, 21 gjykatës e prokurorë. “Ky ligj e forcon sistemin juridik, integritetin dhe seriozitetin e tij,” tha Merkel, e cila e inkurajoi Ramën që ta zgjeronte vettingun edhe te organet policore.

Kancelarja ofroi përkrahjen e Gjermanisë: “Gjermania dëshiron të japë mbështetje, Gjermania do të japë ndihmesë në mënyrë që ne të mund t’i shohim me të vërtetë përparimet që na nevojiten për të marrë një vendim në qershor”, tha Merkel.

Në qershor do të mbahet samiti i BE-së nën kryesinë e Bullgarisë, dhe aty do të merret vendimi, nëse rekomandimi i Komisionit për nisjen e bisedimeve do të mund të vijohet nga një vendim apo jo.

Për Edi Ramën negociatat duhet të kishin filluar një orë e më parë. Një dëshirë, të cilën ai e shprehu edhe në konferencën e përbashkët të shtypit me kancelaren e Gjermanisë.

Rezultatet e vettingut të gjyqësorit, ligji i të cilit u hartua me ndihmën e Gjermanisë dhe sipas Ramës është kthyer tashmë në një model edhe për vende të tjera, kanë bërë që Shqipëria të merrte këtë rekomandim pozitiv nga Komisioni. Tani Shqipërisë i nevojitet një shpërblim, argumenton Rama, pra çelja e negociatave, në mënyrë që vettingu i policisë të jetë po aq i suksesshëm.

Deputetët konservatorë skeptikë

Që Gjermania të japë votën për hapjen e negociatave, nevojitet miratimi i Kuvendit Federal. Ndërsa socialdemokratët janë treguar më të hapur dhe më të gatshëm për të përqafuar rekomandimin, shokët e partisë së kancelares Merkel janë më të rezervuar.

Pikërisht për të mënjanuar këto rezerva, Edi Rama, kërkoi ndihmë ku të mundte: Ai u takua me presidentin e Bundestagut, Wolfgang Schäublen, një nga figurat më të vjetra të partisë, fjala e të cilit është me peshë, si edhe pati një dëgjim pikërisht në komisionin e Bundestagut për Çështje të BE-së, që drejtohet pikërisht nga Günther Krichbaum, politikani CDU që u përfol aq shumë nga disa media në Shqipëri, pasi nuk iu bashkua euforisë që kishte kapluar Shqipërinë pasi komisioni dha rekomandimin. Rama pati edhe një darkë me deputetë nga grupi parlamentar CDU/CSU.

Vërejtje nga miqtë

Në mbrëmje, Rama pati një takim më të ngrohtë, në fondacionin e partisë socialdemokrate, simotrës së Partisë Socialiste në kuadër të Internacionales Socialiste. Rama ishte ftuar aty të diskutonte me ministrin gjerman për Evropën, Michael Roth, për Shqipërinë dhe mundësinë e çeljes së negociatave. Roth vuri në dukje se çelja e negociatave nuk pritet me eufori nga vendet anëtare të BE-së. “BE po kalon kohë të vështira, sepse ka një sërë problemesh të brendshme dhe nuk është e gatshme për anëtarë të rinj.”

Veç lëvdatave për arritjet në procesin e Vettingut, Roth nuk harroi t’i kujtonte mikut të tij socialist, se reforma gjyqësore pa një proces kundër ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, nuk mund të bëhet. Ndaj duhet filluar procesi gjyqësor kundër ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahirit për të dëshmuar kështu se pavarësia e gjyqësorit me të vërtetë funksionon, tha Roth./DW



12 Comments

  1. E kerkova kete artikullin tek D.W por nuk ka asnje artikull per kete gje ..
    Kerkova dhe lajmet e fundit qe i perkasin politikanit ‘ROTH ‘ dhe prap asgje.

    Jam e bindur se pjesa e fundit ( paragrafi i fundit) eshte genjeshter , i shtuar , ne tere ate artikull te gjate .
    Kur dihet se shumica e lexuesve lexojne vetem titujt.. ka plot naive qe thone WAAWWW.. JA E SHIKONI QE PENGESE ESHTE TAHIRI ..

    Dhe me e forta eshte se ne kry te artikullit Bushati nuk shkruan ‘SIPAS DW’ por e ka vene vetem ne fund te artikullit ne nje vend ta pa dukshem fare ‘ / DW’ ..

  2. Aha, lodhet kot Berlini qe i kerkon Rames gjykim per Tahirin! Rama bythen e jep por gjykim per Tahirin nuk jep se me ish-Minister te Brendeshem 4 vjet ne bashkpronesi me Habilajt, hurin ne prapanice e ha Rama, biles nje hu sa ti dale ne musteqe…

  3. Nuk e kuptoj se pse pikerisht sot u leshuan certifikatat e sigurise ng nje institucion qe eshte ne varesi te qeverise, per deputetet e komisionit “Tahiri”. A ka njeri qe mund te me pergjigjet?

    1. ktu do ket patjeter nji arsye tfort
      pse sot dhe jo dje apo neser
      konspiraciooooon
      o ju jeni ftof nbyth tgjith

      shi kur tdali nai lajm sot qi ramen e ka zon kolla
      ne do lshoen gjith shathethemexhint ne do vertetojn se meqe ramen e zuni kolla kjo tregon
      qi merkel i ka kerku qi tahiri tfutet nburg

  4. Rama beri trafik ne emer te tahirit,apo tahiri ne emer te edi rames,dhe burgu,matje-matje….se per kete nuk ka ghykim ,por vetem perralla te arta markut e çerkuz te xhafaj…

  5. Rames ti kerkosh Tahirin, eshte njesoj si ti kerkosh te hyj ne burg vete. Eshte nje lloj presioni , ku ne thelb nuk kerkohet Tahiri(se ai i mbytur eshte), por koka e Rames. Me sa duket kaq e pat dhe ky pafillo jone. E zgjati shume. Do perfundoj si kryeministrat e rumanise dhe kroacise. Do nxjerrin njeri tjetrin. Nuk behet qeveria me Tahirin Ahmetajn, Gjushin, lalen, Agacin Celen e ku di une, se jane vertet shume. Mban ere peshku nga te gjitha anet. Nje situate e dale teresisht nga kontrolli. Duhet ti hap rruge nje zgjedhjeje tjeter. E majta ka plot figura serioze , me integritet qe mund te sjellin nje imazh tjeter, ndonese demi qe ky pafillo beri eshte i pariparueshem.

  6. E gjitha kjo tymnaje eshte nje skeme e vete Rames, per ti treguar Tahirit qe me shume se kaq nuk mund te te mbroj. Arrestimi i Tahirit u kerkua qe diten e pare qe dolen pergjimet nga Amerikanet dhe Europianet. Por Rama duhet te ruaj veten e tij, dhe pushtetin e tij duke i mbushur mendjen Tahirit ta pranoj burgun pa kushte, dhe pa folur. Po ti japesh garanci Rames qe nuk do futet ne burg , e jep doreheqjen qe sot, por frika nga burgu e ben te dergjet ne pushtet derisa fundi te jete dhe me i tmerrshem per te. Duhet te jete vertet ne pozite te veshtire. Eshte ngushtuar laku aq shume sa duket qe po mbytet. Kane qene burra shume me te fuqishem dhe me te suksesshem , dhe brenda 24 oreve kane qene pas hekurave.

  7. I paska kercenuar ky piktori rilindas. I paska thene ose na peanoni cop cop siç jemi ose rusia do radikalizoj muslimanet ne shqiperi. Keto lojra te ulta nuk i ha asnje femije naiv e jo me politikanet perendimor. Ne pak fjale, injorant dhe manipulator i pandreqshem kryerilindasi yne. Po si mund te ofendosh dhe te ushqesh ndasi ndaj popullit tend dhe ndaj nje populli qe nje nga vlerat themelore ka bashkejetesen fetare. Po beson se i ha perendimi keto, jo te gjithe zyrtaret e perendimit mund ti kooruptosh. Thjesht ul veten dhe nxjerr fytyren e bishes se terbuar nga qe horrlliqet po te dalin sheshit e je bere bajat. pthu..fare e keqe

  8. Hahaha…Qenkan mbledh nja dy ketu dhe shkrajne muhabete kafenesh njesoj sic mblidhen keshilltaret e keshillave bashkiake neper rrethe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *