• |
ide | kryesore

“Seks në zyrë për 3 vite me rradhë!”, si e dënonte Enver Hoxha imoralitetin në vitin ’73

Dossier

Një dokument i Sigurimit të Shtetit në vitin 1973 ka hedhur dritë mbi mënyrën me të cilën “procedonte” Partia Komuniste e Enver Hoxhës, me rastet e skandaleve seksuale në zyrat e shtetit.
Dokumenti, i publikuar nga ish drejtuesi i arkivit në Ministrinë e Brendshme Kastriot Dervishi, tregon për rastin e një punonjësi të njëri prej komiteteve të shumta të partisë dhe daktilografistes së atij komiteti, ku kjo e fundit ishte grua e martuar.

Në dokument, shkruhet se është mësuar nga “Partia” se instruktori i partisë dhe daktilografistja nuk kryenin detyrën e shenjtë të mësimit të Marksizëm- Leninizmit, por në të kundërt, kryenin akte imorale në zyrën e partisë.

Për më tepër detaje lexoni postimin e Dervishit:

1973/Imoralitet në komitetin e partisë

Kush ka dëshirë të lexojë se çfarë bëhej në kartotekën e një komiteti partie, midis instruktorit të partisë dhe daktilografistes së atij komiteti, bashkëlidhur gjen infon përkatëse. Komitetet e Partisë së Punës ishin strukturat vendore të kësaj partie dhe vepronin në bazë territori (rrethi kryesisht). Organi udhëheqës i tyre ishte Byroja, e cila përbëhej nga krerët më të lartë të pushtetit të rrethit. Brenda komitetit vepronte një aparat i cili imitonte në formë të vogël aparatin e Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Ky aparat, përveç punës ideologjike që bënte dublonte punët e qeverisjes. Gjithë ditët shkonin kot duke sajuar raporte të kota e pa lidhje.

Nga ky stil pune, shumë herë në orarin e punës, zyrat përdoreshin edhe për gjëra të tjera, pikërisht atëherë kur idili i dashurisë së instruktorëve ndizej më shumë se kurrë. Në një komitet partie në vitin 1973 punonin një instruktor dhe një daktilografiste. Kjo e fundit kishte edhe burrin shofer të sekretarit të parë të komitetit të partisë. Në mënyrë të fshehtë, instruktori dhe daktilografistja nuk po bënin punët që u kish ngarkuar partia. Rasti u bë shembull. Por të tilla që nuk u bënë shembuj kishte me qindra.

Sipas raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, instruktori për një periudhë prej 3 vjetësh mbante marrëdhënie me daktilografisten, duke anashkaluar detyrat që partia i kishte ngarkuar për edukimin marksist-leninist të masave. Më 17.3.1973 dy sevdallinjtë u gjetën të mbyllur në kartotekën e komitetit të partisë, pikërisht aty ku mbaheshin larg syve të armikut dosjet e kuadrit komunist.

6 Comments

  1. sala kapi ministrin e tij ne zyre duke i hyp sekretares, sot ai ben statusin e PD .keto ndodhin ne te gjithe boten. kane qene PRESIDENT qe rrinin me rocke ne dore gjithe diten………seshte ndonje gje e re o zoti drejtor.

  2. Kjo nuk eshte gje .Pas dite ne KoM.ekz .nuke punohej zakonisht.dy kuadro kryesore me zyra ngjiture
    ftonin l dy vajza arsimtare te réjà mjfte te bukura,ndofta virgjiresha.,,117-18 vjece.
    Njerzite I shifnin flisnin vetsh ne vesh.kishin frik, nuk flisnin…se I pride interimi,burgimi etj
    postjeri gazetat kishte Porosi ti ndant sipas. Ndermarrjeve.
    Ne vecanti secretarit pare kryetarit KoM.apo kryesorve.
    Nje diet I dergon gazetat KoM .ekz.,30-40 cope I dergon ne administrate.
    Dy ngjitet ne Katet e sipermen,troket ne dere,ska pergjigje.nxjerr gazetten e fute ndene dere,
    ,,,Papritmas hapet dera,burri kthe koken I zene ne faje. Vajzen nuke e shef
    Postjeri ju thote ”puna e mbare” .,mbylle Daren .
    Fill nxjerr gazetten,por hap deren zyrtari…nuk dihet e njoftoj I pari apo degjoj zhurmen,he I thote z.z. cpate ???ef??
    Jo asgje vec ju solla gazetten.
    Merre gazettes e mbylle deren.
    Z. I GJURMON large e large,njofton d.brendshme.
    Une Mendova qe rrethi eshte permeate??,
    tepelena.gjirokastra!??
    Tepelenasit Jane me coke shkret,….
    Ky postjeri priste cur dote plasin bomba???
    Por partial I mbrojti ata dhe veten.
    Kurt erdhi vjeshta I derguane ne shkolle ne
    tirane.
    Kur mbaruan shkollen nuke I emruan ne rethink
    e tyre,nuk I
    Zgjodhe ne asnje organe,edhe puna e jet a personal nuke u shkoj per mbare.
    Po c ndodhi me vone ky sh .Z.per nje incident morale shone perseri
    deri byro e kemngule,
    Vendosin Ta perjashtojn nga partia.???? Pose tjeret bejne sex.
    Jo te gjitha sex Jane beret pa marrveshje???
    ju nxjerr documentin e p.dhe ju thote,”une me k.e kurvare nuke rrin ne p.”
    Eh Sa sex eshte beret per interest nga skiderkomandanti ,komandanti,shoferi,
    Shefi,dr.kryetari ,sekretari,drejtoromdhajte,ministrate gjeneralate,byroistate etj
    Seksologet te bejne nje ankete anonime ???
    Zbulusi

  3. Po Jo more zoteri eshte hera e pare due e vertex
    Kjo nuk eshte gje .Pas dite ne KoM.ekz .nuke punohej zakonisht.dy kuadro kryesore me zyra ngjiture

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu