• |
ide | kryesore

18 zbulimet më të mëdha në historinë e njerëzimit

Stil



Këto janë zbulimet shkencore, që na kanë bërë ta shohim botën ashtu si e shohim sot

  1. PENICILINA

Nëse shkencëtari skocez, Aleksandër Fleming nuk do të kishte zbuluar penicilinën, antibiotikun e parë në 1928, ndoshta ende do të vdisnim nga gjëra si ulçëra e stomakut, absesi i dhëmbëve, bajamet, infeksionet, leptospiroza etj.

2. ORA MEKANIKE

Ka debat mbi atë se çfarë ishte ora e parë mekanike, por zakonisht konsiderohet ora e krijuar nga matematicieni dhe murgu kinez, I-Hsing në vitin 723. Ky zbulim na lejoi të kuantifikojmë kohën.

3. HELIOCENTRIZMI I KOPERNIKUT

Në vitin 1543, në shtratin e vdekjes, astronomi polak Nikolla Koperniku botoi teorinë e tij, se Dielli është në qendër të sistemit diellor dhe planetët rrotullohen përreth tij. Para kësaj, astronomët besonin se Toka ishte në qendër të Universit.

4. QARKULLIMI I GJAKUT

Një prej zbulimeve më të rëndësishme në mjekësi, zbulimi i qarkullimit të gjakut i njihet si meritë anglezit Uilliam Harvej. Në 1628, ishte i pari që përshkroi të plotë sistemin e qarkullimit, si dhe rëndësinë e pompimit të gjakut në tru dhe zemër.

5. GRAVITETI

Eshtë histori e përsëritur shpesh. Isak Njutoni, matematicieni dhe fizikani i famshëm anglez, zbuloi gravitetin pasi një mollë i ra në kokë në 1664. Zbulimi i tij shpjegoi përse gjërat bien poshtë dhe pse planetet rrotullohen rreth Diellit.

6. MOTORRI ME AVULL

Pranohet gjerësisht se qytetërimi modern u farkëtua në fabrikat e revolucionit industrial, që mbështeteshin në motorrin me avull. Nuk ishte aq shumë një shpikje, se sa një zhvillim për më shumë se 100 vjet nga 3 shpikës britanikë: Tomas Sejvëri, Tomas Njukamën dhe Xhejms Vat.

7. KONDICIONERI

Sistemet primitive të kondicionimit kanë ekzistuar që në kohët e lashta, por vetëm në vitin 1902, njësia e parë eelektrike e kondicionimit të ajrët u shpik nga një inxhinier i ri me merin Uillis Kerriër, në Bufalo, Nju Jork.

8. ELEKTRICITETI

Zbulimi i elektricitetit, që ndryshoi jetën mbi botë, i njihet shkencëtarit anglez Majkëll Faradej. Zbulimet e tij përfshijnë parimet ku mbështetet induksioni elektromagnetik, diamagnetizmi dhe elektroliza. Eksperimentet e Faradejit krijuan edhe gjeneratorin e parë.

9. ADN

Shumë njerëz besojnë se biologu amerikan Xhejms Uatson dhe mjeku anglez, Frensis Krik, zbuluan ADN-në në vitet 1950, por në fakt ajo u identifikua në 1860 nga kimisti zviceran, Fridrih Misher. Më pas u kryen shumë studime, se si organizmat i trashëgojnë gjenet.

10. ANESTEZIA

Forma primitive të anestezisë, si opiumi dhe alkooli janë përdorur që në vitin 70, por vetëm në 1847 kirurgu amerikan, Henri Bigëlou caktoi eterin dhe kloroformin si anestetikët e parë të përgjithshëm, duke i bërë të përballueshme operacionet e dhimbshme.

11. TEORIA E RELATIVITETIT

Me Teorinë e tij të Relativitetit, Albert Ajnshtajni transformoi fizikën teorike dhe astronominë, gjatë shekullit 20, duke lënë pas teorinë 200-vjeçare të mekanikës të krijuar nga Njutoni. Kjo teori u bë themeli i shkencës moderne.

12. TELEGRAFI

Që në fillim të vitit 1753, shumë eksperimentues punuan me aplikimin e energjisë elektrike për komunikimet në distancë, por vetëm në 1835, Zhozef Henri dhe Eduard Dejvi shpikën përcjellësin kritik që i ndihmoi të krijojnë telegrafin e parë pas 2 vitesh.

13. TABELA PERIODIKE

Në vitin 1869, kimisti rus Dmitri Mendelejev vërejti se, kur renditen sipas peshës atomike, elementet kimike formojnë grupe me cilësi të ngjashme. Ai krijoi kështu të paën tabelë periodike, një prej zbulimeve më të rëndësishme në kimi, shkruan horizont.al.

14. REZONANCA MAGNETIKE BERTHAMORE

Tashmë e përdorur si një mjet shumë efiçient dhe i saktë diagnostikues në mjekësi, rezonanca manjetike u shpik fillimisht nga mjeku amerikan Isidor Rabi, në vitin 1938. Ai mori Çmimin Nobel n Fizikë për këtë zbulim, në vitin 1944.

15. LETRA

Ndonëse në botën e Mesdheut dhe Amerikën parakolumbiane ekzistonin pararendës si papiruset, këto materiale nuk janë letër e vërtetë. Procesi i parë i bërjes së letrës u dokumentua në Kinë gjatë periudhës së Hanëve Lindorë.

16. TEORIA E EVOLUCIONIT

I frymëzuar nga vëzhgimet e tij, Çarls Darvin nisi të zhvillojë atë që më vonë do të njihej si teoria e evolucionit përmes përzgjedhjes natyrore, mekanizmi kyç i evolucionit.

17. VAKSINA E POLIOMELITIT

Në 26 mars 1953, amerikani Jonas Salk shpalli se kishte testuar me sukses një vaksinë kundër poliomelitit. Në 1952, një vit epidemik për poliomelitin, pati 58 mijë raste të reja dhe më shumë se 3000 vdekje në SHBA, shkruan horizont.al.

18. PARMENDA

E shpikur në shekullin 18, parmenda ishte e para që jo vetëm gërmonte dheun, por edhe e përmbyste, duke mundësuar kultivimin në tokë të fortë. Pa të, bujqësia ashtu si e njohim nuk do të ekzistonte në Evropën veriore apo në Amerikë.



2 Comments

  1. Autori i ketij pasqyrimi te zbulimeve me te medha,ka harruar,ndofta nga pakujdesija (ose mundet edhe nga xhelozija),zbulimin e RILINDJES Socialiste,e cila,ne vetvehte,zbuloi edhe kryerilindesin e socialisteve,qe fillimisht insistoi te futej (edhe me force) tek demokratet,pastoj,kur nuk ja arriti,shkoi nje France per te rilindur Sorosjanet dhe grumbulluar rreth vehtes gjithe gjithe fundrinat,qe sorrollateshin neper brigjet e saj-Lakuriq_sic i kish bere nena,deri sa priti ftesen e nje pijaneci klasik e bixhozxhiu parelli (te vjedhura si nga populli shqipetar,ashtu edhe nga ndihmat e huaja qe i erdhen Shqiperise ,) dhe erdhi ne vendin e te pareve te tij (qe edhe vete nuk i din se nga jane),dhe e vuri Rilindjen ne pushtet (fillimisht nga Bashkia e Tiranes,ku nuk la ndertues e fukara qe kerkonte te riparonte pronen e vet,pa e xhvatur me 20 deri 30 perqindshin e famshem),duke e mbuluar vendin me kanabisin e famshen,dhe duke krijuar policicne me antipolicore ne bote,dhe administroten me te korrupuar dhe me te kriminalizuar ne planet.Kjo eshte bile kryeshpikja e shekullit,pamvaresisht se gjermanet e te tjeret,nuk arrijne ta kuptojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *