• |
ide | kryesore

VIDEO/ Grabitësit që tmerruan Kuçovën, mes tyre 2 vajza nga Durrësi

Lajme, Të fundit



Një grup grabitësish prej 4 personash që ishin kthyer në makthin e qytetarëve të Kuçovës janë zbuluar falë kamerave të sigurisë.

Të rinjtë u filmuan gjatë një tentative për grabitjen e një lokali. Nga pamjet e sekuestruara nga policia, fytyrat e 4 personave duken qartë, çka çoi dhe në identifikimin e tyre. Në bazë të verifikimeve nga policia, rezultoi se bëhej fjalë për 2 vajza dhe 2 djem, që të katërt nga Durrësi.

Të rinjtë u filmuan, ndërkohë që po tentonin të grabisin një lokal në fshatin Havaleas të Kuçovës. Në pranga ka përfunduar Ledjana G. 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër e grupit, B.O. 15-vjeçe po hetohet në gjendje të lirë. Ndërsa dy djemtë, S.B 23 vjeç, E.D 16 vjeç janë shpallur në kërkim.

Ata u filmuan më 25 prill në fshatin Havaleas të Kuçovës në tentivë për të vjedhur lokalin e 26-vjeçarit F.B. Ata dyshohen si autorë të vjedhjes së 8 shkurtit në fshatin Perondi të Kuçovës, në lokalin e shtetasit A.Sh, 60 vjeç, ku kanë marrë disa pajisje interneti dhe një sasi eurosh.

30-vjeçarja Ledjana G. dhe vajza e mitur B.O. u kapën në një makinë tip “Opel” që drejtohej nga 15-vjeçarja. Ndaj saj, përveç grabitjes, rëndojnë dhe dy akuza të tjera që kanë të bëjnë me shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

http://www.dailymotion.com/video/x6igey0#tab_embed



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *