• |
ide | kryesore

Flet presidenti i Komisionit Europian: Ballkani dhe Koretë treguan se e pamundura bëhet e mundur

Lajme, Të fundit
Donald-Tusk_3022302b.jpg



Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se lajmet nga Gadishulli Korean dhe ajo që ka përjetuar në Ballkan ditëve të fundit, tregojnë se “e pamundura mund të bëhet e mundur”.

“Ajo çfarë kam dëgjuar sot nga Koreja dhe ajo që kam përjetuar në Ballkan ditëve të fundit, do të duhej të ishte përkujtuesë pozitive për të gjithë, se e pamundura mund të bëhet e mundur dhe se gjithçka varet tërësisht nga vullneti i mirë dhe guximi i individëve”, tha Tusk në Twitter.

Tusk ka vizituar këtë javë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku ka përçuar mesazhin se Bashkimi Evropian është dhe mbetet partneri i tyre më i besueshëm. Tusk po ashtu i ka siguruar ato se kanë të ardhme evropiane, nëse i përmbushin kriteret.

tus



1 Comment

  1. Behet e mundur po’ tju doje qefi juve
    Po’ tu turret amerika me buke ne Traste ketyre politikaneve te ballkanit seriozisht Sic beri me Kim Jongun
    MOS tua nxjerre emrat me tollone po’ ti izoloje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *