• |
ide | kryesore

Basha e pranon: Qeveria dështoi, por as ne nuk ia dolëm të reagonim

Lajme, Të fundit



“Ata kanë dështuar në qeverisje, por edhe ne nuk ia dolëm që të çonim deri në fund reagimin tonë”,- deklaroi Lulzim Basha në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Basha shprehet optimist për të ardhmen e Partisë Demokratike.

“Unë kam pranuar gabimet e mia, por gjithçka e kam bërë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve. Jam i vetëdijsheëm për gabimet e mia, i ndikuar nga rrethanat. Kam dëgjuar kritikat tuaja, dhe kam marrë mbështetjen tuaja. Kam bindjen se duke mësuar nga gabimet do ta forcojmë PD”,- u shpreh Basha.

Kryedemokrati i ftoi të gjithë demokratët dhe gjithë qytetarët që të bashkohen për të ndryshuar situatën në të cilën ndodhet vendi. Duke bërë përgjegjës kryeministrin Rama për gjendjen e vështirë ekonomike të qytetarëve, mungesën e sigurisë, dhe të shpresës, Basha tha se politika i ka zhgënjyer qytetarët.



3 Comments

  1. Basha: Qeveria dështoi, por as ne nuk ia dolëm të reagonim . Rezultati? Nje 0 . Hap dhe zbato institucionin e DOREHEQJES po do qe kjo Parti dhe mbi te gjitha ky vend te ec perpara. Tejzgjatja dhe perjetesia ne politike eshte shkaterrim per vendin.

  2. Nuk mund të japë dorheqjen një prokuror apo gjykatës, se nuk ka mundur të ndalojë krimin e një kapo mafie të cilin e ka mbrojtur dhe e mbron policia.
    Kështu eshte edhe me liderin e opozitës z. Basha.
    Nuk mund ti kontrollonte ai abuzimet e bëra me kohë me blerjet e votave, qoftë edhe me ministrat që u vunë një muaj para zgjedhjeve.
    E çfarë mundësie mund të ketë një lider i një opozite shqiptare, kur ambasadorë të BE e SHBA mbështesin ish partinë e punës ?
    Fitoi PD me një shumicë të madhe votash në vitin 1992 e 2005, sepse kishte përkrahjen e SHBA e të BE.
    Kur politika ndërkombëtare, dukshëm u ndikua nga multimiliarderi Soros, fitoi miku i Sorosit Rama.

  3. Nuk ia dolem sepse sterkembeshat e pluhuri ise kaluares e mbuluan PDne me 2013. Grupi opozitar i opozites qe e lane PDne ne mes te rruges, me vuajtje shume te medhaja nga mefshtesia e ketyre qe sot jane revolucionare , e qe bene thirrje hapur demokrateve qe mos votoni PDne, kjo s; duhej bere kurre, por ja qe cmira, urrejtja e tyre e lakmise per karrike i coi deri aty. E si mund ti besojme akoma ketyre karieristeve qe gati sa s;thone _ poshte PDja, e rrofte PSja. Kjo eshte nje nga vertetesite qe humbja e posteve, e ofiqeve ketyre u eshte erresuar syte, e ndergjegja, dhe sot nxjerrin bolla nga goja per BASHEN.Kryetari sot eshte neser nuk eshte, po partia do te jete, e ju ku e shihni veten. Eshte e ndershme , te jeni se paku kaq sa jemi ne demokratet e varfer e te sinqerte, qe ne 27 vjet luftojme per demokraci, pune, ekonomi. por kemi hasur te kundertat. Akoma kemi shprese, sepse ajo vdes e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *