• |
ide | kryesore

Fjalimi i fortë/ Ibsen Elezi kritika Berishës dhe Bashës, por merr duartrokitjet e Kuvendit

Lajme, Të fundit



Ish kryetari i PD-së së Kukësit, Ibsen Elezi ka folur pa dorashka në Kuvendin e Partisë Demokratike duke krijuar shqetësim mes deputetëve dhe strukturave drejtuese. Elezi preku disa tema të nxehta në PD, si shkatërrimi i sistemit të karrierës në parti, katapultimet e padrejta nga lart, aleanca më LSI apo mungesa e vettingut për pasuritë e deputetëve që  siç tha ai kanë nga 400 mijë euro shtëpi.

Pa iu dridhur qerpiku, Elezi kritikoi edhe Berishën për gabimet e të shkuarës, edhe Bashën për gabimet që po bën sot, duke marrë duartrokitjet nga salla. Në momentin që Elezi nisi kritikat, fillimisht në sallë nisën replikat, por ish kryetari i PD-së vendosi heshtjen kur u tha: Ato që janë të pakënaqur, unë jam aktivist i PD-së nga dhjetori i 90. Në janar të 91, më ka nxjerrë nga burgu Genc Pollo me Azem Hajdarin, mos kujtoni se jam këtu nga ata, që vijnë këtu, i katapultojnë për të thënë dy fjalë.

Video më poshtë:



10 Comments

  1. Fakti se një ish krytar i PD së Kukësit, pikërisht në kohën që kjo qeveri, bëri skandalin e madh të dyfishimit të taksës su Rrugës së Kombit edhe për bashkëqytetarët e tij, si shqiptarët më të diskriminuar nga qeveria socialiste, del në Kuvendin e PD, dhe sulmon partinë e tij, më duket i dyshimtë dhe sikur nuk ka sinqeritet kur thot se unë nuk jam i “katapultuar nga dikush për të thënë këtu dy fjalë”
    E dëgjova zotërinë të fliste me të drejtë, kur përmendi raste korrupsioni e me të drejtë edhe u duartrokit në Kuvend, pasi përceptimi i korrupsionit për gjithë politikanët në Shqipëri, është mjaftë i përhapur.
    Por kur doli me shembuj e emra konkretë, duke u paraqitur si një fans i Bodes e kundërshtar i Ristanit, doli kjartë se mendimi i tij ishte tepër subjektiv e me motive “katapultimi”.
    Ish ministri Bode, ka qenë pjesë e qeverisë që humbi zgjedhjet e 2013, e për të ka pasur akuza si përfitues pasurishë. Por për Ristanin, si një politikan “i ri” i PD, e vetmja akuzë nga Rama, është akuza idiote se qenka parë diku të pijë ndonjë gotë raki me shokët, e për këtë akuzohet nga i droguari, si “pijanec”.
    Veç përceptimit për korrupsionin, në shoqerinë shqiptare është mjaftë e përhapur edhe rahja e gjoksit për meritat e dikurëshme.
    “Na e bëmë luftën” thonë komunistët për të justifikuar diktaturën enveriste.
    “Unë e krijova Partinë demokratike” e dëgjuam Selamin të thoshte në këtë Kuvend.
    “Unë jam një demokrat i 1990-tës” deklaronte kuksiani.
    Po pse o të uruar shqiptarë, meqe paske merita të dikurëshme, nuk duheshkan të zgjidhen në vtite e pas 2000-shit në PD, politikanë që në vitin 1990 kanë qenë fëmijë ?

    1. si qenka akuze per Ristanin se pinka, harrove zgjedhjet e Tiranes ne 2011 qe ndryshoi votat ne tavoline. Kjo eshte akuza qe ka Ristani e jo se pi raki, madje me shume per kete akuze akuzohet nga vete PD, Ps e ka len ne harrese e se permend me. Brenda PD Ristani akuzohet se eshte fut ne PD, eshte bere deputet dhe numri 2 i partise thjesht per nderin qe i beri Bashes duke ndryshuar votat ne tavoline ne 2011. Ristani akuzohet se eshte aty per qoke e jo se pi raki

  2. I katapultuar i pa katapultuar ky tha te verteten se pse nuk behen Partite jo vetem demokratike po dhe socialiste dhe pse nuk eshte bere ky vend per kaq vjet pluralizem. Ju rrofshin kuvendet fallco dhe qeverite hajdute .

    Sa doli njeri dhe tha te verteta filluan sigurimsat ti sajojne teori bashkepunimi konspiracioni neper komente

    eshte mbush fusha me ferra ne vend te grurit.

    1. E verteta eshte e hidhur dhe mjerisht askush nuk e pranon. Ish k/pd z. Ibsen elezi pati guximin te flase hapur dhe me sinqeritet. E meta e njerezve eshte se nuk pranojne te vene ne dukje gabimet e lidershipit dhe ne vend qe te analizojne ate qe thuhet e bejne armik ate qe thote te verteten prandaj vazhdon gabimi zinxhir. Qe te kesh suksese duhet te pranosh me zemer te paster gabimet nese do te
      ecesh para. Duhet pranuar se nuk ka demokraci brenda pd. Nuk ka mendim te lire.

  3. Mbas fjalimit te te ndierit Sokol Olldashit ne palament para disa vitesh me plot te verteta,ky mund te je diskutimi me i vlefshem per demokratet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *