• |
ide | kryesore

Katy Perry dhe Orlando, bekohen për dashurinë nga Papa

Paparazzi, Slider



Katy Perry dhe Orlando Bloom takuan Papa Françeskun të shtunën në Vatikan në ngjarjen “United to Cure”, një konferencë ndërkombëtare mbi shërimin e kancerit.Perry ishte një nga folësit. Ajo mbante një kostum të zi, të kompletuar me një kapelë të zezë dhe një vello tipike për këto raste. Bloom mbante një kostum të zi dhe të bardhë.

Perry, 33 vjeç dhe Bloom, 41 vjeç, kanë flirtuar bashkë në të kaluarën dhe thuhet se kanë rifilluar romancën e tyre disa muaj më parë. Ata janë parë së bashku shumë herë që kur njoftuan në shkurt 2017 se ata ishin “duke marrë hapësirë” pas 10 muaj takimesh. Ata nuk kanë komentuar mbi statusin e marrëdhënieve të tyre të tanishme, por në një video në Instagram që është postuar të shtunën gjatë takimit në Vatikan, Perry e quajti Orlandon “i dashur” (darling).

Kaq është dashur që fansat të aludojnë se dyshja në fakt ka “bekuar” dashurinë e tyre pranë Papa Françeskut dhe kanë dhënë atje betimin për të qenë bashkë gjithmonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *