• |
ide | kryesore

Basha përpiqet, por nuk bën dot lajm

1, Arkiva, Ide



Lulzim Basha ka një dramë: sa më shumë që i duket sikur forcohet në karriken e kryetarit të PD-së, aq më pak interesant bëhet në sytë e publikut. Ai me Kuvendin Kombëtar mbylli një proces mburojë ndaj çdo kujt që do të guxojë ta sfidojë brenda partisë, por për fatin e tij të keq, lajmin e kësaj ngjarjeje e bënë të tjerë. Sytë e mediave, të konsumatorëve të tyre, madje ndoshta edhe të vetë demokratëve nuk i tërhoqi organizimi butaforik i Bashës, por dy ngjarje shumë me më pak pretendime dhe shumë më të thjeshta: fjalimet e ish kryetarit të dikurshëm të PD-së Selami dhe ai i një ish drejtuesi të degës lokale të kësaj partie për Kuksin.

Ibsen Elezi nuk bëri propagandë. Ai ngriti një pyetje të thjeshtë: Si mund të kemi ne si demokratë kredibilitet, të luftojmë korrupsionin galopant të Edi Ramës, kur këtë s’e kemi bërë në radhët tona, me ish udhëheqësit tanë milionerë? Me pak fjalë dhe me një gjuhë shumë të kapshme, ai tërhoqi vëmendjen dhe u bë i besueshëm për të gjithë ata që thonë se kjo nuk është as një luftë për vlera dhe as një betejë për parime, por thjesht një kacafytje për pushtet se kush të marrë pjesën më të madhe të tortës.

Lexo më tej:

Fjalimi i fortë/ Ibsen Elezi kritika Berishës dhe Bashës, por merr duartrokitjet e Kuvendit

Me një mënyrë të ndryshme dhe me stilin e tij karakteristik edhe Eduart Selami ngriti të njëjtat shqetësime. Çdokush që e dëgjonte fjalimin e tij të shpërndarë të plotë edhe në rrjetet sociale, nuk e kishte të vështirë të ngrinte pyetjen: Si mund ta luftojë delirin autoritar të Edi Ramës një forcë politike që po çimenton pushtetin e njishit?  Si mund të pretendojë ajo të ketë sukses, kur me linçime dhe fishkëllima po kthen pas një film të shfaqur që në 1995?

Lexo më tej:

Misteri Selami/ Shërbëtori i Ramës apo idealisti i fundit në PD?

Po t’i qëmtosh me vëmendje, në këto dy fjalime nuk ka asnjë gjë të veçantë, aty nuk ka as një program të paqortueshëm, as një zgjidhje “deux ex machina” për përmirësimin e gjendjes dhe as një lloj të ri fjalori politik.

Por ato tërhoqën vemendjen deri në eklipsimin e plotë të asaj që ndodhi në Kuvendin Kombëtar për faktin e vetëm se aritën të artikulojnë të vërteta tmerrësisht të thjeshta, nga ato që nuk i thotë dot më politika.  

Sot, Lulzim Basha shpik cirqe me politikë të re, ndryshime statuore, hapje dhe përtëritje, për faktin e vetëm se ai nuk i përgjigjet dot disa pyetjeve bazike.

Pse humbi në 2015? Pse e thelloi disfatën dy vite më pas? Pse i ngrefi demokratët se do rrëzonte Ramën dhe e shfrytëzoi çadrën për luftë brenda llojit, pasi u fut në koalicion me kryeministrin? Pse nuk ka guxuar kurrë të distancohet nga korrupsioni endemik i PD-së në pushtet, nga ish klientët oligarkë që tani i ka rrëmbyer Rama dhe nga gabimet vrastare që rrëzuan Sali Berishën?

Prej 5 vitesh, ai herë duke kërkuar ndonjë ndjesë timide, herë duke pranuar ndonjë gabim anësor dhe herë duke premtuar se gjithçka do të shkojë mirë kur ai të vijë në pushtet, ka arritur të formëzojë një amalgamë që nuk ngjit.

E keqja e tij e madhe është se ai nuk arrin dot t’u thotë shqiptarëve të vërteta të plota. Ndaj ai vuan indiferencën, mungesën e vëmendjes së tyre dhe brerjen e shpresës se rotacioni i pushtetit mund të pillte ndryshim.

Ky qe dhe paradoksi i butaforisë së Kuvendit të fundit Kombëtar. Basha bëri gjithçka që në formë, ai të ishte një shfaqje perfekte, një etapë e re drejt suksesit, por efekti i tij u zhbë sa hap e mbyll sytë, nga dy fjalime krejt periferike. Ato tërhoqën vëmendjen dhe morën jehonë thjeshtë se folën me një gjuhë të ndryshme nga ajo e PD zyrtare.  Ato bënë lajm, se qenë në sintoni me atë që njerëzit mendojnë realisht.   

©Lapsi.al



16 Comments

  1. I shkreti Ali Haxhi,i shkreti Haxhi Ali.Ngado qe ta kthesh gjen nje bufone te familjes,i paafte,mashtrues dhe …femije qaraman.E mori ne qafe PD Ky qullac sebashku me Familjen.Me mire nje idiot qe rri tere jeten ne opozite( qe na mbron )se sa nje i afte qe fiton zgjedhjet dhe nuk na mbron.Kur themi Partia nenkuptojme familjen/dhe kur themi familja nenkuptojme partine.

  2. Bushati ben « autogolin » klasik qe po trumbetojne mediat prane Rames. Kritikojne Bashen (qe meriton kritika) duke e gjetur frymezimin tek Selami dhe Ibseni! Dhe fitimtari i rradhes eshte Rama qe ia hodhi serisht paq mbas shuplakes qe mori ne Gjermani..

  3. Berishizmi i PD si “fryme” negativiteti eshte aq i thelle sa Basha si produkt i kesaj “fryme” nuk eshte ne gjendje as ta kuptoje e jo me te beje diçka per ta ndrequr. Lodheni kot me Bashen. Ky “evropjanist” sipas bashkepuntorit te sigurimit te shtetit Fari Balliut, as do guxoje te mendoje ndryshe se niveli i njeriut nga Vucidoli. Ilaci me i mire per gjallur PD eshte qe ne ta leme ne opozite, deri sa te kuptoje, qe PD ka nevoje per qyteteterim e jo qytetaret per PD

  4. bushat lëri dënglat me bashën por shiko këtë rrugën e re që po merr palloshi”Anëtarët e FETO në Shqipëri, Rama: Është rrjet i rrezikshëm, nëse ka do deportohen”!!
    nëse e këthen në të vertetë këtë idiotësi,bëj gati valixhet ti,unë dhe shumë të tjerë!!do të bëhemi më keq se në turqi!!

  5. “Berishizmi” sipas propogandave të enveristëve, e paska gjithë të keqen se profesor doktor Berisha ka lindur në Vicidol. Po të kishtë lindur Berisha në Kuç të Labërisë, do të ishte një politikan i nderuar e i gjithëdijshëm.

  6. Nje koment per “anticensurë25642654”! Naiviteti apo edhe injoranca qe tregon ne komentet e tij eshte me keq se shkrimet e Bushatit! Qe te behesh qytetar duhet qe per tre breza te kesh jetuar ne qytet! Enveri mbeti fshatar ashtu si Saliu! Njerez te lexuar mund te behen profesioniste te mire por kurre udheheqes! S’ka rendeisi se ku ka lindur ne Kuc apo ne Vicidol! Saliu u mundua ta beje Shqiperine si fshati i itj Vici-doli! Ashtu si osmanllinjte turq! Ky koqe komentues ,gjysem analfabet, nuk di te shkruaje shqip dhe jo me te kuptoje dhe te komentoje! Na myti LLYMI!

  7. Qelbesirat dhe spiunat e pasardhesve te regjimit nuk do ta pengojne dot triumfin e pd.
    Vetem z.Basha ne bashkepunim te ngushte me z.Berisha do sjellin ndryshimn ne politiken shqiptare.

    1. ass face paske fytyre te bukur Hahahahaaaaaa ka shume keshtu si ti simpatizante te Sali kriminelit . Lulqirit dhe partise PD-errave

  8. C’fare quan “Lajm” ti o z. Bushati? Gjate fushates elektorale Lulzim Basha foli kudo per ekonomine, per varferine e perhapur kudo, per shendetesine “falas” qe po gezojme sot, etj. Pra beri fushate normale. Kurse Ed Rama ne gjithe fushaten foli vetem per dy gjera : Timon dhe Tepsi qe i donte patjeter!
    Tani kushdo mund te kuptoje si ta doje ate “Lajmin”, por dreqi ta haje kur mban pushtet te varferise vetem me dy fjale Timon e Tepsi, ketu nuk ka faj as Basha e as Rama por ato qe votuan “Lajmin” e qe pa perjashtim ankohen per fukarallekun e maskarallekun e qeverise Edi Rames Pare.

  9. Bjeri Kokes Rames, bjeri kokes Bashes, ne fund, fiton PS sepse po demton te dy njesoj. Pra po lufton per PS-ne, qe ta dish, se me dukesh nuk e kupton.

  10. per qelbesirat si ti bushat,baze,lubonja,fevziu,mingjozi,vangjel ylli stalinit rakipi lajm esht se avioni esht mushkonj,nuti i rames esht mjalt e shizofreni rama guru.

  11. Je përpjekur ti o Bushat që të bësh lajm me Bashën por jo vetëm që nuk shoh gjëkundi për ndonjë “lajm”, por veçse ke nxjerrë mllefin tënd si nip blloku për liderët e partisë që e përmbysën partinë e gjyshërve tëndë me të cilën je edukuar që në djep.
    Edhe kur bëni sikur kritikoni Ramën më shumë, këtë e bëni si puna e selamëve e imamëve apo ish antarët e byrosë politike të PPSh që donin ti hanin kokën njeri tjetrit nga xhelozia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *