• |
ide | kryesore

Llumi mediatik dhe fenomeni ‘Ija (e) Besit’!!!

Blog



Nga Sara Gurabardhi

Që të qartësohemi që në nisje: ky nuk është një shkrim kundër Ijes. Absolutisht jo. Ija është një gjyshe tipike shqiptare, që mbart si në portret, ashtu dhe në fizik, gjithë sakrificën, dashurinë dhe mbi të gjitha, sinqeritetin për familjen, që në kohën e saj, nuk konsiderohej thjesht rrethi i ngushtë prej tre, katër apo pesë personash. Me pak fjalë, Ija meriton vërtet respekt e parë së jashtmi.

Origjinaliteti i ndërthutur me realitetin e hidhur të fshatit, të imponon deri diku të njejtën ndjenjë respekti edhe për Besin si personazh publik në një popullsi kaq të vogël sa kjo e jona, sepse e gjithë mirënjohja dhe dashuria e tij ndaj gjyshes që e rriti, nuk mund të mbetet pa një vlerësim. Por, të gjitha këto, janë një e drejtë që i takon publikut, e jo medias!

Sado klishe mund të duket tashmë e shkruar (kur qindra mund ta kenë menduar prej kohësh), pyes veten se si mund të mos të të pështiroset kur ndez televizorin një pasdite të hëne dhe të ftuar speciale gjen Ijen e Besit. E kuptoj që mes llumit të telenovelave turke, indiane, më mirë ta nxjerrësh TV-në nga shtëpia (shto këtu taksën e shtuar së fundmi), por ja që ndonjëherë, edhe të lind dëshira për të ndërruar kanalet, nga njëri tek tjetri.

Dhe e lamë tek Ija e Besit…ose siç ishte etiketuar ndryshe këtë pasdite: “Gjyshja më e famshme e Instagramit”. Sepse Ija ka dhe Instagram dhe duke filluar që nga ne portalet, të gjiitha rrjetet sociale u mbushën me një lajm të tillë. Natyrisht, një tjetër fenomen që zhduk jo vetëm varfërinë që po rrënon vendin dita-ditës, por rrafshon dhe gjithë betonizimin e mundshëm në kryeqytet, e jo vetëm.

Po, kaq fuqi ka Instagrami i Ijes! Çfarë mund t’i pyesësh Ijes vallë? Pak rrëfim mbi rininë, ose ndryshe: histori që nuk kemi durim t’i dëgjojmë as nga gjyshet tona. Pak rrëfim mbi Besin: që e njohim më mirë se familjarët tanë. Pak rrëfim mbi fshatin: që të gjithë kanë një tablo të qartë se si funksionon, parë kjo nga një këndvështrim kushtesh të vështira ekonomike ose një jetese normale, si ajo e Ijes.

Dhe pastaj, vjen momenti më kulminant, ai që të gjithë prisnin me padurim, që u lajmërua që në të ashtuquajturin insert për Ijen – më në fund, zbuluam sekretin e recetës së byrekut me hithra të Ijes. Një pjatë, së cilës Ija i bëri foto, e publikoi në Instagram dheee…besojeni ose jo, mori mbi 2000 pëlqime. Tani po, që mund të futemi të qetë në BE!

Jo vetëm kaq, pasi Ija është aq personazh i rëndësishëm, saqë vetë presidenti i vendit ka shkuar në Bubq për ta vizituar. Si e priti Ija, Ilirin? “Si çunin tem, se n’at’ mosh’ jan’. Për Zotin, si çunin tem’”, tha Ija, për Lirin (se kështu e thërriste). ‘Sa bukur, sa bukur…!’ Ija i rrit vetë pulat, pastaj i ther kur do nusja me çunin pak mish, pastaj futet në Instagram. A i shijon fama Ijes? “Hajd mo”, tha dhe vetë Ija.

Pastaj, pa e menduar fare se kush është Ija, pyet veten se kush është Besi. Aktor humori, këngëtar (?), personazh që u komentua gjatë për stilin luksoz të jetesës (si gjithmonë, mbetet mister edhe pse pak na intereson në të vërtetë)…burri i Xhensilës! Tjetër? Nuk di tjetër, por me këtë paditurinë time më bën përshtypje që çdo kanal i ka kushtuar rreth 40 minuta të mira gjyshes së njeriut të lartpërmendur.

Qoftë kjo taktikë e të bërit televizion një lavazh truri ose laksativ pas një vakti dreke me ushqime të thata, fakti që nuk përmend emra konkretë në këtë rast, vjen si pasojë e mbingopjes dhe përzierjes që të shkaktojnë secili nga emrat ‘prestigjozë’ që marrin përsipër të gjejnë personazhin aty ku nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë!

Shikueshmëria, klikimet apo çdo lloj forme fitimi afatshkurtër, që media po përdor ditët e sotme, nuk është gjë tjetër veçse një shtysë edhe më e madhe për të mbajtur një çantë gati, me sytë për të shtegtuar larg e më larg. Sepse, me totalin e problemeve jetësore e të përditshme që mbartim çdo 24 orë mbi supe, imponimi plot injorancë për të qeshur me zor, thjesht nuk është zgjidhje.

Por ç’pritet, nga një vend ku dhe kronikat e zeza bëhen sipas ndarjeve të partive politike…Mbetet vetëm t’i bëjmë fresk Instagramit të Ijes! (Marrë nga revista Bordo)



20 Comments

  1. Moj -Sara Gurabardhi-qenke shume naive nga trute medemek nuk ja vlente qe Rudina ta kishte ftuar ne studio -IJEN-gjyshen e Besit per te vetmen arsye se eshte fshatare,e pa shkolluar,qe merrej me pulat,lopet dhe per cudi na paskerka -instagram-,byrekun me hithra etj.Po ke te ftonte ?.-Femra ”moderne”qe kapardisen shale jashte lyer dhe kallaisur koke e kembe me te kuq dhe te zi ,fytyra te neveritura politikanesh qe jane mashtruesit me te pa skrupullt,gazetruce e gazetruce,analiste dhe analiste qe kur flasin ne studio perdridhen dhe perdridhen sikur i dine te tera Modele dhe foto modele qe kur dalin ne ekran i bie te nderrosh kanal nga -lakuriqesia e tyre -keto ndoshta do ti moj ”moderrnja’Gurabardhi-dhe jo personazhet e thjeshte te ketij populli..

  2. Edhe keto qe thua ti, edhe ija qe thote kjo, jane personazhe tallava.
    Me te vetmin ndryshim qe Sara nuk thote qe duhen ftuar ata tallavate qe thua ti (edhe me siguri te pelqejne).
    Se vertet ija eshte nje personazh I neveritshem. Nje gjyshe qe nuk transmeton urtesine mencurine e moshes, po del e karagjozohet per ca klikime me shume (ne favor te besit, qe per mendimin tim ishte personazhi me tallava I portokallise). Kur ishte ne portokalli, shtyhej, se jo te gjithe pelqejne te gjithe, ka vend per kedo. Por kur doli nga portokallia, u kthye ne nje njeri ordiner, nje komedian tallava. Mjafton te shikosh xing me ermalin Puntaten e Besit ta krahasosh me Puntaten e Agron Llakaj (meqe t dy jane komedian) kupton dimensionet ordinere te karakterit te Besit (shokut t ngushte te Ilirit edhe Nard Ndokes)

  3. Eshte Besi dhe gjyshja e tij qe cdo kanal televiziv dhe media dicitale i ka kushtuar gati nje ore!!! Lajme manipuluese ne kurriz te cilesise, lajme virale per te kapur kuota ne media qe nuk i sherbejne shoqerise. Eshte shdukur individi si model qytetar, dhe une i bej pyetje vetes per zbrazetine sociale qe mbushet me Fake News siperfaqsor si model banaliteti.Siperfaqsorja eshte kthyer ne kult social qe mediat e ushqejne cdo dite shikuesin me Mut. Keto jane dhe shume shemtira jo vetem nga pamja po dhe nga akustika kur flasin te bejne per te vjelle

  4. Bravo Sara. Une jetoj jashte dhe sa here hap gazetat te lexoj ndonje gje per vendin tim shikoj ose Besin ose Ijen a thu se ato jane ajka e ketij vendi. Nuk cuditem sepse ai vend ka rene shume poshte dhe u eshte dhene hapesire ne media njerezve pa integritet apo vlera.E njejta gje po ndodh kuptohet dhe ne politike. Ti je treguar shume e kujdesshme dhe me profesionalizem ne portretin qe i ke bere Ijes se hithrave. Bjeri shkurt moj vajze na mbyti injoranca dhe katunaret, qe deri sa te vdesin nuk do ti ndahet kompleksi i inferioritetit dhe ska instagram apo qasje ne media qe do tua kompensoje. Nuk e ka thene kot Sefer Daja, katunar o kryparure qytetar ti sbohesh kurre me te rrjep shtate pale lekure

  5. Te lumte o Sara qe fole se po zjejme te tere dhe nuk flasim se duket sikur nuk ja vlen. Nuk ka qene shqiperia ndonjehere kaq e pushtuar nga llumi sa sot. Nuk ka vend ne bote qe krahasohemi. Na i moren femijet ne qafe me promovim te antivlerave. Une kuptoj qe rrjetet sociale e sollen kete por qe do terhiqeshin prej hundesh televizionet e media kete nuk e kisha pritur. Justifikimi me numrin e klikimeve ne instagram eshte triumfi tragjik i injorances , banales , llumit. Kete e kemi peshqesh vetem nga Sander Frangaj.

  6. Sara,nuk e ka fjalen vetem per rastin “Ija”.Ky rast,nxjerr ne pah,shume persona,qe na i nxjerrin ne ekran,vend e pa vend,sikur te jene personalitete te vecanta shqiptare!Njelloj si Besi,eshte edhe Sinani ,e te shoqen Andren,qe po na tregojne historite e tyre (njohja,dashuria,martesa,e kujt i plasi?),ne cdo ekran ,e ne cdo kohe.Po ashtu,na e nxjerrrin,pa asnje arsye, ish reklamaxhijen e klanit Garen (si u njoh me zviceranin,si u martua,si lindi,si duket ne forme ,mbas lindjes),sikur te jete ndonje kavie experimentale,studimin e te ciles,e desherokerkan mileti!?Eshte e vertete qe konkurenca ne media,detyron ato,qe te ndermarrin veprime te vecanta,qe te rrisin shikimet,por,te krijosh nje emision,vetem per tallava (me sakte do ishte te quheshin-budallelliqe,si tek Ermali) dhe me vone te mos kesh mundesi,apo te mos dish ta mbash kete emision,eshte aventure,vetem e njerezve aventuriere.Keto emisione,jane kulmi,por edhe te tjera emisione,nga ata qe e quajne vehten “moderatore”,po na shtohen cdo dite edhe per politiken .Shikoni,sidomos te enjteve,disa emisione merren me te njenjten teme (ate qe ka ndodhur ate dite) dhe e trejtojne (deri ne bezdi),duke ftuar njeri tjetri,si vizitat e dikurshme ne festat e bajramit.

  7. E dashur Sara,bravo qe e ke pershkruar disi llumin…se eshte aq tragjik sa nuk pershkruhet.

    Sigurisht ashtu sic e keni thene dhe ju shume rrespekt per Ijen ashtu si per cdo gjyshe.

    Po ta besh bisede dhe akoma me tej. .ky eshte per keqardhje.

    Po me cfarë po rriten femije dhe me cfare po merren te rinjte mor aman.

    Nuk ka Zot qe shpetosh Shqiptaret.

  8. Mediat jan ekspoze e shoqerise. Dilni neper qytete e do shihni ca shoqerije jemi shnderruar tani. Ka zbrit tjetri nga ana anes e fryhet para teje qe ja ka arrit jetes. Bes Kallaku dhe Ija s’jane gje tjeter vetem epitoma e shoqerise shqiptare ne kete kohe. Te na rroje Kallaku se per ato ka ardh koha

  9. Besi “humorist”, Stresi dhe Noizy “kengetare”, Sandri dhe Zamiri oligarke, Lindita ministre arsimi, Edi kryeminister.

  10. Nuk mund te hapin televizionin se menjehere te dalin perpara fytyra te njejta ne te gjitha kanalet na e kan shpifur ne nje vend me 2 mil popull me aq shume kanale si mbijetojne !!!!!!!!

  11. “mes llumit te telenovelave turke, indiane..” kete mund ta kishe kursyer, se eshte thjesht diarreja jote mendimtare, dhe s’je askushi te vleresosh krijimtarine artistike te cilitdo vendi apo kulture.. Sa per ijen, qe qenke shqetesu kaq shume, t’i hash m… , se ti fytyre e shemtuar s’ke asnje vlere me shume se pulat e Ijes

  12. Te njejtet surreter qe s’habiten per vilen e Mamaqit, po habiten per Vilen e Kallakut. Edhe me e forta, Ija qenka problemi qe s’futemi ne BE. Firmosur Anonime GuraPordhi

  13. Gjithmone e me shume TV e shohin vetem ato qe meritojne shfaqje te tilla. Perpjekja per te konkuruar me cektesine e instagramit e ben realisht qesharake nje strukture milioneshe qe pretendon se mbahet me profesioniste. Rrofte insta se te pakten eshte gjenuin ne kete pike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *