• |
ide | kryesore

Mijëra protestues derdhen në rrugët e Moskës për të kërkuar lirinë e internetit

F1, Planet



Mijëra njerëz marshuan nëpër Moskë duke hedhur avionë prej letre dhe duke bërë thirrje që autoritetet të zhbllokojnë programin e mesazheve online Telegram.

Protestuesit brohorisnin kundër Presidentit rus, Vladimir Putin, teksa hidhnin avionët. Protestuesit zgjodhën të hidhnin avionë duke iu referuar logos së aplikacionit Telegram, që është pikërisht avioni.

“Regjimi i Putinit i ka shpallur luftë internetit. Ky regjim i ka shpallur luftë shoqërisë, kështu që ne duhet të jemi në mbështetje të Telegramit” – tha një protestues për Reuters.

Rusia filloi të bllokonte Telegramin më 16 prill pasi aplikacioni refuzoi të veprojë në përputhje me një urdhër të gjykatës për t’i dhënë shërbimeve të sigurimit shtetëror qasje në mesazhet e koduara të përdoruesve të tij.

Shërbimi Sekret rus, FSB deklaroi se ka ka nevojë të ketë akses në disa mesazhe për punën e saj, që përfshin parandalimin e sulmeve militante.

Bashkë me Telegramin, autoritetet bllokuan edhe disa faqe interneti të tjera.

Themeluesi i Telegramit, sipërmarrësi rus, Pavel Durov, bëri thirrje për ‘rezistencë dixhitale’ në përgjigje të vendimit dhe premtoi të financojë cilindo që krijon mundësi që rusët të përdorin programin pa u diktuar nga autoritetet.

Më shumë se 12 mijë njerëz dolën në protestë ditën e sotme.

People release paper planes, symbol of the Telegram messenger, during a rally in protest against court decision to block the messenger because it violated Russian regulations, in Moscow, Russia, April 30, 2018. REUTERS/Tatyana Makeyeva

“Mijëra të rinj aktualisht po protestojnë në Moskë në mbrojtje të lirisë së internetit” – shkroi Pavel Duvrov i Telegram në mediat sociale. (përktheu lapsi.al)

“Kjo është e paprecedent. Jam krenar që kam lindur në të njëjtin vend si ju. Energjia juaj ndryshon botën.” – shkroi Duvrov.

Telegrami ka më shumë se 200 milionë përdorues globalë dhe renditet si shërbimi i nëntë më popullor i mesazheve celulare në botë.

(Logo e aplikacionit ‘Telegram’) 

Edhe në Iran u ndalua ky aplikacion me argumentin për të mbrojtur sigurinë kombëtare. Lajmi u bë i ditur sot nga televizioni shtetëror iranian.

Huffington Post, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



1 Comment

  1. Është komplet farse, Telegram është i ndërtuar nga shërbimet Ruse, dhe kjo është nje tentative per ti hedhur hi syve miletit. Putin, bire k…e!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *