• |
ide | kryesore

Ministria e Drejtësisë i kërkon KLD-së shkarkimin e 4 gjyqtarëve

Lajme, Të fundit



Ministria e Drejtësisë do të kërkojë shkarkimin e 4 gjyqtarëve dhe miratimin e një dorëheqje, ne mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë që do të mbahet më 7 maj 208.

Por kush janë gjyqtarët që kërkohen masë shkarkimi dhe shkaqet?

Njëri është Petraq Curri, gjyqtari i Durrësit, që sipas Ministrisë së Drejtësisë ka shkelur ligjin duke liruar nga qelia Alket Hatinë të konsideruar baroni i drogës.

Këtë akuzë Hatia e ka mohuar duke deklaruar se ai nuk dorëzohet, pasi e akuzojnë padrejtësisht për një dënim që ai e ka shlyer më parë.

Një tjetër gjyqtar për të cilin kërkohet shkarkimi është gjyqtari i Fierit, Ergys Selmani, i cili ishte gjyqtari që vonoi zbardhjen e urdhrit të mbrojtjes të shtetases Liljana Ruka që u vra më pas nga bashkëshorti i saj.

Shkarkim kërkohet edhe për gjyqtarin administrativ të Shkodrës, Ahmet Jangulli dhe administrativ të Vlorës Ken Dhima.

Ndërsa zyrtarisht dorëheqjen në KLD e ka paraqitur gjyqtarja e Durrësit, Merita Xhani, kërkesë të cilën e ka paraqitur prej datës 8 shkurt 2018./report tv



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *