• |
ide | kryesore

Rama shkarkon dy drejtorë të Zyrave të Punës

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka nisur me shkarkimet në radhët e drejtorëve të administratës shtetëtore. Sot është zyrtarizuar shkarkimi i drejtorit të Zyrës së Punësimit në Delvinë, Skënder Qilimi, si dhe drejtori i Zyrës së Punësimit në Elbasan, Oltion Kokunja. Shkarkimi i tyre vjen si pasojë e mospërmbushjes së objektivave. Pra, këta dy drejtues punësuan më pak njerëz sesa kishin objektiv. Rama i mëshon asaj se ka vende pune, por se më shumë ato refuzohen nga punëkërkuesit e regjistruar, si dhe nuk bëhet mjaftueshëm përpjekje nga drejtuesit e Zyrave të Punësimit. Pritet që shkarkimet të vijojnë.

©LAPSI.al 



3 Comments

  1. Bej -show-o psikopat -hiq e vere drejtora te cilet nuk jane te punesimit po tec’punesimit qe populli ti haje keto brockulla qe ja kryeministri yne i ”dashur ”mendon per punesimin e njerzeve te pa pune.

  2. Hahahhaha karagjoz i madh paske qene. Keto shifra jane vetem ne koken tende te semure, dhe kujton se ben njerezit per budallenj. Koha jote mbaroi. Deshtove me sukses dhe me vendosmeri. Vetem per vete ke punuar keto 5 vjet. Koha do e tregoj sa do ti gezosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *