• |
ide | kryesore

Serena Williams, këshilla për Meghan Markle në publik

Paparazzi, Slider



Tenisja e njohur Serena Williams, e cila është e martuar e madje së fundi mori edhe epitetin e nënës, ka vendosur t’i japë disa këshilla Meghan Markle.

Markle, shumë shpejt do të martohet dhe do të jetë pjesë e familjes mbretërore.

Në një intervistë për “Good Morning America”, Williams ka thënë se është tejet e lumtur që Meghan do të martohet dhe thotë se “ia dëshiroj të gjitha të mirat”.”Ajo është një vajzë tejet e bukur dhe padyshim që do të jetë e lumtur gjithmonë”, ka thënë ajo.

Por, ka thënë se dëshiron t’ia japë disa këshilla që Markle t’i ketë parasysh ditën e dasmës.“Shijo momentin. Ha tortë, sepse unë nuk e shijova aspak ditën time më të madhe. Argëtohu pa masë”, i ka thënë ajo.Williams ende nuk ka treguar se a do të jetë e pranishme në dasmën e çiftit mbretëror, por ka thënë se edhe nëse s’do të jetë, kërkon nga Markle që ta bëjë ditën më të bukur të jetës së saj dhe të mos shqetësohet për asgjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *