• |
ide | kryesore

Xhelal Mziu nuk ndalet: Do t’ju them një tjetër rezultat të saktë javën e ardhshme

Sport



Gjetja e rezultatit të saktë në ndeshjne Vllaznia-Laçi (1-0) e ka vënë Xhelal Mziun në qendër të vëmëndjes për Superligën.  Për Panorama Sport, në fund të ndeshjes, Mziu ka paralajmëruar një parashik tjetër për javën e ardhshme.

“Unë e thashë përpara ndeshjes çfarë do të ndodhte dhe doli. Tani në prag të javës tjetër do t’ju them prapë se cilat do të jenë ndeshjet e trukuara. Akoma nuk e keni parë ju. Dikush që merr vesh nga futbolli, e kupton”, tha fillimisht Mziu për gazetën. I pyetur nëse kjo është një strategji nga ana e Kamzës, e cila ndoshta kërkon të vërë nën presion kundërshtarët me këto deklarata për të krijuar situata nga të cilat mund të përfitojë, Mziu tregon faktin që skuadra e tij në fillim grumbulloi 26 pikë, ndërsa tani e ka të vështirë. Dhe në fund një tjetër deklaratë që bën akoma më të besueshme parashikimet e tij.

“Kamza në dy faza mori 26 pikë, ndërsa tani ‘me më shumë përforcime nuk po merr pikë. Mjafton me kaq. Komunikojmë sërish në prag të javës që vjen”, përfundon ai. Arsyeja? Për të bërë një tjetër parashikim. Të shohim nëse edhe në herën e tretë Mziu do të tregohet i saktë. Dy herë nuk ka gabuar.me më shumë përforcime nuk po merr pikë. Mjafton me kaq. Komunikojmë sërish në prag të javës që vjen”, ka thënë ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *