• |
ide | kryesore

Britania e Madhe ‘luftë’ parajsave fiskale të Commonwealth-it

Planet



Britania e Madhe ndërmori një paketë të re masash fiskale që ka për qëllim rritjen e transparencës dhe luftimin e kompanive që veprojnë në parajsat fiskale.

Deputetët ranë dakord të mbështesin një amendament që detyron territoret britanike në vendet e Commonwealth-it të bëjnë publike raportet financiare dhe detajet rreth pronarëve të vërtetë të shoqërive në këto vende.

Hartuesit e këtij amendamenti shpjegojnë se këto masa fiskale do të luftonte korrupsionin, pastrimin e parave dhe shmangien e taksave.

Nisma e re do të kërkojë edhe miratimin e qeverisë britanike, që pritet ta mbështesë atë. Ajo u përshëndet edhe nga organizatat ndërkombëtare si Transparency International dhe Oxfam.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *