• |
ide | kryesore

Kush janë tre ekspertët grekë që po negociojnë me Shqipërinë për ‘detin’

Arkiva



Greqia është angazhuar maksimalisht për negociatat me Shqipërinë për çështjen e kufirit detar, duke zgjedhur ekspertë të njohur në vendin fqinj.

Mes grupit të palës greke bien në sy tre emra që edhe më herët janë marrë me këtë problem, Petros LIakuras, Kristos Rozakis dhe Efthimios Papastavridhis.

Vizion Plus ka mësuar se ata ishin një ditë më parë në tryezën e parë të negociatave që u zhvilluan në Tiranë.

Liakuris është profesor i së drejtës ndërkombëtare dhe është pjesë e grupit të punës për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë prej vitit 2015. Ka kryer studimet në Harvard ku është specializuar për negociata në teori dhe praktikë.

Rozakis është profesor në Universitetin e Athinës, diplomat dhe gjyqtar. Ai ka qenë në detyrën e Nënkryetarit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Ndërsa Papastavridhis është jurist dhe është specializuar për të drejtën ndërkombëtare detare. Takimi i parë mes ekspertëve zgjati rreth 8 orë dhe takimi i ardhshëm pritet të jetë së shpejti në Athinë.

Ndërsa ditën e enjte dhe të premte ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Selanik ku do të takohet me homologun grek Nikos Kotzias.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *