• |
ide | kryesore

VIDEO/ Si festohej 1 Maji 30 vite më parë (pamjet e rralla)

Dossier

Për ata që kanë kureshtje të dinë se si festohej 1 Maji në diktaturë vjen ky video-dokumentar realizuar ne vitin 1988.

Dokumentari prodhuar nga Kinostudio “Shqiperia e Re” dhe AQSHF-se, transmeton pamjet e Tiranes se 1988 ne diten e 1 Majit, ne sheshin “Skenderbej”, shetitorja “Deshmoret e Kombit”.

“Ne tribunen qendrore dalin udheheqesit: Ramiz Alia, Adil Çarçani, Manush Myftiu, Rita Marko, Simon Stefani, Lenka Çuko, Vangjel Çerava, Besnik Bekteshi, Pali Miska, Hekuran Isaj, Hajredin Çeliku, Prokop Murra, Kico Mustaqi, P. Dode, Qirjako Mihali, Spiro Koleka, Nexhmie Hoxha, Vito Kapo, Haxhi Lleshi”– thuhet ne dokumentar.

Ashtu si mund te shihni, mitingun e pershendeti anetari i Byrose Politike Besnik Bekteshi dhe pas tij fillon parakalimi i klases punetore te kryeqytetit.

Formohet emri i Enverit nga ditelindja 1908. Parakalojne kuadratet e rinise se Tiranes, studentet, minatoret, veteranet, shkolle e bashkuar “Enver Hoxha”.

Parakalimi mbyllet me fatosat dhe pionieret te cilet mbajne neper duar lule shume ngjyreshe. Kendohet “Internacionalja” nga gjithe pjesemaresit e manifestimit.

Operator: Rakip Zeneli Bashkëpunëtorë: Ikbale Jaçellari, Fahri Jukniu Regjia: Kujtim Gjonaj Skenari: – Muzika: Mira Meçule Producent: Kinostudio “Shqiperia e Re” Viti: 1988.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu