• |
ide | kryesore

Atentat me armë zjarri zyrtarit të lartë të Policisë së Kosovës 

Lajme



Drejtori i Financave në Policinë e Kosovës, Hamdi Hyseni ka qenë shënjestër e një atentati me armë zjarri mbremjen e sotme në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se Hyseni nuk ka pësuar lëndime ndonëse vetura e tij është dëmtuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.

Deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar në lidhje me rastin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *