• |
ide | kryesore

“Komisioni Tahiri”, prova se Rama ndihet i shantazhuar

1, Ide



Rreth dhjetë ditë më parë teksa jepte një intervistë gjysmë të shpenguar dhe gjysmë me kunja në “Zonë e Lirë” e Arian Çanit, Saimir Tahiri goditi me një frazë që nuk mori në media vëmendjen që meritonte. Ai përsëriti një shprehje të famshme të ish shefit të tij që vazhdon të jetë ende kryeministër: “Faji nuk është i njeriut, por i sistemit”.

Në kontekstin aktual kjo frazë mund të shpjegohet në kuptimin e saj të parë, atë më të arsyeshëm dhe logjik: Tahiri nuk mund të qe fajtori i vetëm i kanabizimit të mbarë vendit, i korruptimit të pothuajse të gjithë drejtorëve të policisë, i përdorimit të 128 vetëve që bënin pjesë në listën sekrete të hartuar nga ShISh-I, i avionëve të drogës që uleshin si pa të keq në brigjet shqiptare. Ajo donte të thoshte se Rama nuk mund të mos dinte gjë për këtë batërdi të ngritur në sistem, të cilën ai e kishte mohuar dhjetra herë, gjurmët e së cilës ishte investuar personalisht për t’i zhdukur (qoftë në rastin e avionëve mushkonja qoftë në rastin e Dritan Zaganit) madje duke quajtur kazan këdo që guxonte t’a ngrinte zërin.

Por, nga ana tjetër, theksimi i faktit se pas gjithë kësaj batërdie, nuk mund të qe një njeri i vetëm, qoftë ky edhe ministër i rendit, por një oktapod i tërë, mund të interpretohej lehtë edhe si një shantazh. Mund të merrej si një mesazh i koduar i Tahirit, se nëse kësaj çështjeje do t’i shkohej deri në fund, ai nuk kishte ndërmend të bëhej koka e vetme e turkut të këtij krimi kolektiv.

Në fakt, sa herë Tahiri është shfaqur në media, qoftë duke thënë: “s’keni parë gjë akoma”, qoftë duke lënë të kuptohet se ka plot gjëra që i mban të fshehta, deklaratat e tij janë shoqëruar nga një dyzim i përhershëm: A po i bën ai presion Edi Ramës? Ai ka ai në dorë fakte që e shantazhojnë kryeministrin? Ai di ai më shumë sesa ne për strategjinë e rilindjes për kultivimin dhe eksportimin e drogës?

Sado bindëse të duken këto hipoteza në fund të fundit ato kanë mbetur vetëm supozime. Askush nuk ka në dorë një provë të qartë se ish krahu i tij i djathtë po e tërheq zvarrë Edi Ramën.

Askush nuk shkon më larg sesa interpretimi i mesazheve me dy kuptime dhe gjuhës ambige që ka përdorur Saimir Tahiri.

Vetëm tani, kur ne po shohim live mënyrën se si ushtarët e Edi Ramës po sillen në komisionin parlamentar për Tahirin, ne mund të marrim një përgjigje të qartë për dilëmën, nëse kryeministri ndihet apo jo i shantazhuar.

Lexo më tej:

Komisioni Hetimor/ Strategjia që po përdor PS për mbrojtjen e Saimir Tahirit

Kulisat/ Pse komisioni Tahiri është i lidhur me hapjen e negociatave me BE

Kryeministria refuzon të dorëzojë dokumentat sekrete për komisionin hetimor Tahiri

Qeveria duke vonuar dokumentat që ndihmojnë në zbardhjen e kësaj çështjeje dhe deputetët duke kërkuar që ajo të hetohet që nga fillimi i viteve ’90, nuk po bëjnë gjë tjetër veçse po shprehin një vullnet të qartë për t’a zvarritur atë.

Në fakt ata nuk po shkojnë më larg sesa qëndrimi i dyfishtë që ka mabjtur vetë Rama duke e quajtur Tahirin edhe “krahun e tij të djathtë” edhe “ministrin e policisë që duam”, por një ohësisht ka hedhur dhe dyshimin se ai mund të jetë “një vemje e padenjë për racën njerzore”.

Ashtu si atëhere edhe tani në komision, Edi Rama, po mundohet të mos ketë qëndrim, nëse Saimir Tahiri është “i miri” apo “i keqi” i filmit që të gjithë kemi parë. Ai e ka të pamundur t’a bëjë këtë.

Në një anë si kryeministër, nuk do të zhgënjejë as ndërkombëtarët dhe as zgjedhësit e tij, duke i dalë në mbrojtje ish ministrit. Nga ana tjetër, si ish bashkëpunëtor i tij, nuk do të zhgënjejë as Tahirin, jo se e do, por me sa duket se i trembet.  Prandaj ai ka zgjedhur taktikën tërhiq e mos e këput që është deri më tani, prova më e fortë se ai ndihet i shantazhuar.  

©Lapsi.al



15 Comments

  1. Prandaj -edvin-kristaq-drogaxhiu-sebashku me ushtaret dhe -Nafiet-e tij sic u pane drejt -per-se drejti-ne komisionin hetimor perpiqen me c’do kusht per te mbrojtur dhe per te c’ekulibruar,vonuar hetimet per dosjen Tahiri sepse ai deklaroi qe nuk ka bir nene[qe jane prokurore ,opozitare,gjyqtare]etj dhe bir kurvash-qe jane shoket dhe shoqet e tij qe mund ta ”Shesin” ate here ai do e ”zbertheje ”gojen .

  2. Nuk po kuptohet se pse shqupi dhe disa analiste( te pavarur) kane siklet te hapen arkivat e epokes se gates dhe sherbetoreve te gates ne politike .Transparenca eshte esenca e demokracise dhe askush nuk duhet te trembet nga e verteta.Tani qe ka filluar reforma amerikano –gjermane per pastrimin e sistemit te drejtesise secili duhet te mbeshtese ambasadoret e SHBA (lu) dhe BE (vlahutin) ne misionin e tyre per vendosjen e drejtesise per cdo shqiptar .

    1. O rilindje ke ngatëruar komentin se shkrimi nuk ka të bëjë me ambasadorët, por me saje qorrin dhe edvin drogën që do të shkojnë për lesh ose do të na çojnë ne për lesh.

      1. Or “a” or militant i pjerdhur , rendesi ka qe kushtetuta e Shqiperise lejon aleatet tane strategjike (SHBA+BE) te spastrojne kalbesiren 27 vjecare ne politike,drejtesi ,media dhe ekonomi . Nuk kane asnje vlere reale lajmet e tjera qe hidhen nga mediat e blera nga politikanet e cdo krahu pe te hequr fokusin nga reforma ne drejtesi .Respekt per aleatet gjigande te kombit shqiptar SHBA.

        1. Qenke kaq idiot sa nuk ja vlentë merresh mety, sepse shkrimi që ti as e paske lexuar nuk flet fare për idiotlliqet e tua.
          Ti je sinonimi i militantit rilindas;idiot deri në infinit.

        2. Je personi tipik i trushpëlarjes enveriste, që të mirën e të keqen e ndan me aleanca shtetesh , sikur këto shtete kanë në politikë vetëm një parti si ajo e Punës në Shqipërië
          Ore kungull !
          Po ku jeton more ?
          Akoma me izolimin e plotë nga bota që patën shqiptarët për gati 5 dekada ?
          Në shtetet demokratike bëhet luftë politike për pushtet midis partive të djathta e të majta e është idiote të flasësh me përgjithësimet Europa apo Amerika.
          Në shtetet demokratike perëndimore, ndryshojnë politikat dhe aleancat në varësi të bindjeve ideollogjike.
          Kur në ndonjë vend perëndimor qeverisja dominohet nga politikanë me bindje ekstremiste të majtë, atëhere kjo qeverisje mbështet “aleatët” e saj socialistë shqiptarë, produkt kriminal i diktaturës enveriste të ish PPSH.
          Veç politikave shtetërore, sistemi liberal demokratik perëndimor, ka sjellë në skenën politike edhe personazhe të dyshimta të botës së multimiliarderëve si Soros,
          Është e provuar tashmë me fakte që paratë e tij që çuditërisht jo vetëm që nuk pakësohen por edhe shtohen, ai i përdor për të mbajtur në pushtet e për ti promovuar si kapitalistë të rij, ish komunistët. Është e provuar dhe e faktuar që kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, erdhi në këtë detyrë dhe po mbrohet megjithë marrëzitë që ka bërë, pikërisht nga media, politikanë e dipllomatë të lidhur me “Shoqërinë e hapur” të Sorosit.

          1. Or budall I paemer10.57 , SHBA dhe BE nuk e falin hajduterine dhe korrupsionin ne politike ,pavaresisht nese drejtojne te djathtet apo te majtet.Demokracia perendimore nuk ka asnje lidhje me kacaket shqiptare ne politike.

    2. Ti, I rrespektit per amerikanet! Qe ti kuptosh gjreat ashtu siç jane dhe jo ashtu siç te those rraca jote e ndyre e tradhetare e kombit, e cila edhe vete mund ti hape arkivat po te doje. Keshtu qe Ps-shurra nuk ka nevoje per shqupin, dhe per te paguar si ti qe i lehin Menezes.

  3. Me zbavisin disa komuniste qe merren me SHQUP-in. U del edhe ne enderr fjala…
    Sa per Tahirin, mezi e pres nje perballje me Ramen para drejtesise, gati si nje finale e madhe futbolli ne nje kompeticion gjigand – mund ta shtyjne por heret a vone u duhet patjeter ta bejne ate Finale!!!

  4. @@@ or Tome ,Muli eshte nga Kukesi mos e ngaterro me Ksamilin ku ka “blere” nja 5 hyrje per protestuesit e rruges se Kombit.

  5. Tamam e paska thene:drogen e gjeta midis jush,te tjerat jane vaj per guzhinen .E gjeni dot ku e ka shtepine Nano,Meta,Berisha,Rama,Basha…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *