• |
ide | kryesore

Mediat amerikane paralajmërojnë luftë mes Izraelit dhe Iranit në Siri

Planet



Izraeli po përgatitet dhe madje është gati për luftë me iranin. Kështu lajmëroi media amerikane NBC duke cituar një zyrtar të lartë amerikan.

Sipas këtij zyrtari, Izraelitët kanë ndërmarrë një sulm në qytetin sirian Hama ku mbetën të vrarë 24 ushtarë iranianë dhe u shkatërruan disa paisje ushtarake të dërguara nga Teherani, kryeqyteti i Iranit.

Në Siri, ndërkohë që Rusia drejton fushatën ajrore regjimit të Bashar al Assad, Irani po drejton fushatën tokësore.

Të dielën, avionë F-15 të Izraelit goditën në Hama ku është stacionuar brigada e 47-të iraniane.

Mes paijseve ushtarake iraniane që u shkatërruan kishte edhe raketa tokë-ajër.

 

Në dy javët e fundit Irani ka shtuar furnizimin ushtarak në Siri, duke lënë të kuptohet se ai po përgatitet për ofensivën e sirianëve kundër rebelëve, por edhe për një përballje ushtarake me Izraelin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *