• |
ide | kryesore

Si po e shkatërron Erdogani-Turqinë njësoj si Putini-Rusinë

F1, Planet



Ndërsa Turqia bëhet gati për zgjedhjet e parakohshme më 24 qershor, presidenti i vendit, Rexhep Taip Erdogan përballet me një problem: polarizimin e thellë të shoqërisë turke. Megjithë përpjekjet e tij për të ndërtuar një shumicë të qëndrueshme, si themel të regjimit të tij të krahut të djathtë, politikat e tij të demonizimit të grupeve qëndrore dhe atyre të majtë nënkuptojnë se gjysma e Turqisë e kundërshton atë me forcë dhe duket e vendosur të mos e pranojë atë për udhëheqës. Ai fitoi referendumin e vitit të kaluar duke marrë fuqi gjithëpërfshirëse ekzekutive me vetëm një diferencë prej 2%.

Më 18 prill, Erdogan i afroi zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare nga nëntori 2019 në qershor të këtij viti. Dhe këtë herë, ai do të luajë një lojë më të zgjuar, i frymëzuar nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Nga pikëpamja e Erdoganit, autoritarizmi i tij në rritje është krejtësisht ‘racional’. Erdogan ka vazhduar të mbajë vendin në gjendje të jashtëzakonshme, të shpallur që prej grushtit të dështuar të korrikut 2016, dhe prej atëhere ka burgosur gazetarë, karikaturisë, regjizorë filmash dhe akademikë, thjesht sepse ai dëshiron që të shkolluarit dhe elita kreative e vendit të zhduket.

Udhëheqësi turk dëshiron të dëbojë klasat e arsimuara dhe të biznesit që e kundërshtojn atë me forcë, njësoj siç Putini largoi nga Rusia qytetarë të arsimuar dhe të pasur. Gjatë 18 viteve të fundit, Putini ka zhveshur opozitën ruse nga liderit e saj, duke detyruar shumë nga mendimtarët e Rusisë dhe organizatorët e shoqërisë civile të zhvendosen jashtë vendit. Erdogan beson se dëbimi i drejtuesve të shoqërisë civile në Turqi do të hapë rrugën për fitoret elektorale të stilit të Putinit.

Ndërmjet popullësisë së saj prej 80 milionë banorësh, Turqia ka një numër të madh profesionistësh liberalë. Shpesh flasin shumë gjuhë të huaja, kanë diploma të avancuara nga universitetet e njohura botërore dhe lidhje me shoqëritë civile në Perëndim. Erdogan e di se një opozitë e udhëhequr nga elita të fuqishme përbën një kërcënim të vazhdueshëm për të. Nëse ai mund t’a detyrojë këtë grup të heqë dorë nga Turqia, nuk ka rëndësi se sa njerëz kanë mbetur për t’a kundërshtuar atë. Pa elitat e tyre udhëheqëse, grupet e opozitës nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të pranojnë regjimin e Erdoganit, njësoj siç kanë bërë masat ruse nën Putinin.

Ngacmimi i akademikëve është tipar i fuqizimit të autoritarizmit të Erdogan. Profesorët e nderuar tani e gjejnë veten të pushuar, disa prej tyre tani edhe pa pasaporta. Shumë prej tyre po largohen tani, për sa kohë kanë mundsi, që të kenë liri akademike jashtë vendit.

Njësoj si profesorët e tyre, studentët turq po fluturojnë larg. Në vizitën time të fundit në Britaninë e Madhe takova një numër alarmues të studentëve turq në Universitetin e Oksfordit, të cilët kohët e fundit kishin ikur nga Turqia dhe po kërkonin të qëndronin në Britani për një kohë të gjatë.

Sipas autoriteteve britanike, deri në fund të itit 2016, Britania pa një rritje prej 28% të vizave studentore afatshkurtra, ku turqit përbënin 40% të kësaj shifre.

Turqit e pasur që mbështesin vlerat liberale, janë gjithashtu nën shënjestër nga Erdogan. (përktheu lapsi.al) Biznesmeni i njohur turk, Osman Kavala, i cili ka mbështetur shumë shqetësime të ngritura nga shoqëria civile, u burgos në tetor të vitit 2017. Ishte nj sinjal i qartë për të pasurit e Turqisë: Heshtni, futuni në burg, ose largohuni.

Por ky trend kishte nisur më parë. Në vitin 2016, Turqia ishte mes pesë vendeve, milionerët e të cilëve largohen nga vendi. Ndërsa rreth 1 mijë milionerë u larguan nga vendi në vitin 2015, kjo shifër u rrit në gati 6 mijë deri në fund të vitit 2016. Kjo është një rritje e jashtëzakonshme e largimeve me rreth 500%. CS Global Partners, një firmë ligjore e bazuar në Londër, e specializuar në zhvendosjen e familjeve në nivel global, tha se kërkesat e klientëve turq për ndihmë në marrjen e pasaportave të huaja është rritur 2.5 herë nga janari në qershor të vitit 2017. Largimi i të elitave nga Turqia, gjithnjë e më shumë duket si gjendja në Rusi në dekadat e fundit.

Kërkimet shkencore të Turqisë kanë vuajtur si pasojë e këtyre lëvizjeve. Për shembull, në vitin 2015, tre universitete publike turke u renditën në top 200 universitetet e botës. Por vetëm vitin tjetër, asnjë prej të treve nuk u fut në listë. Numri i botimeve shkencore është zvogëluar me 28% në vitin 2017, krahasuar me vitin 2016.

Këto zhvillime janë ironikë sepse ato bien ndesh me axhendën e Erdoganit. Romantizmi i kolapsimit të Perandorisë Osmane vazhdon të formësojë pikëpamjen e Turqisë për vendin e saj në botë. Kombet që dikur ishin perandori të mëdha shpesh kanë një ndjenjë të lakmueshme por të ekzagjeruar të ditëve të tyre të lavdishme dhe një gatishmëri për t’u frymëzuar apo edhe manipuluar nga politikanët efektivë.

Erdogan ka shpallur se qëllimi i tij është rikthimi i lavdisë së Turqisë. Përsa i takon atij, kreu turk ka bërë hapa drejt këtij qëllimi, duke mundësuar rritje ekonomike. (përktheu lapsi.al) Kur erdhi në pushtet në vitin 2003, Turqia ishte një vend ku pjesa më e madhe e popullit ishin të varfër. Tani është një vend me qytetarë me të ardhura mesatare. Megjithatë, Turqia është ende një ekonomi në zhvillim dhe dëshpërimisht ka nevojë të bëhet një ekonomi e përparuar, sportive, dhe me të ardhura të larta, para se Erdogani mund të pretendojë madhështinë e vërtetë për vendin e tij.

Turqia mund t’a bëjë këtë vetëm nëse qytetarët e arsimuar dhe të pasur qëndrojnë në vend. Ata kanë potencialin për t’a transformuar Turqinë nga një ekonomi që eksporton makina, në një qendër për programe kompjuterike, financa dhe shërbime, me fjalë të tjera, një ekonomi që bazohet në informacion.

Por, politikat e Erdoganit kanë efekt të kundërt. Edhe kapitali, edhe klasa krijuese po largohen nga vendi. Erdogan nuk mund të mbshtetet në para ose talent ndërkombëtarë për të zëvendësuar paratë dhe talentet e vendit të tij. Askush nuk dëshiron të bëjë biznes në një vend ku platforma si Youtube apo Twitter janë periodikisht të ndaluar.

Nëse Erdogani e arrin atë që dëshiron, ai mund të jetë në gjendje të kapet fort me pushtetin, në mënyrë të ngjashme me Putinin. Por në atë pikë, ai do të ketë zhveshur Turqinë nga njerëzit më të zgjuar dhe me më shumë prespektivë. Atëherë, vendi i tij do t’i ngjasojë edhe më shumë Rusisë.

Nga SONER CAGAPTAY, Time/ Përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



2 Comments

  1. Futja pordhes o lapsi ai ecen ju i bini legenit juve te gylenit sikur te ishit dhe kaq sdo u kishte djegur b…
    Nejse gazetare si ju mir ua ben qe i krasit se jeni bere shum here me te polarizuar se kushdo aspak objektiv dhe realist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *